Rajoni

Përplasen deputetët në komision e Kosovës për çështjen e të pagjeturve, akuzohet deputetja Saranda Bogujevcin për viktimizim

Sakaq, deputetja Saranda Bogujevci ka thënë se raportimi i kryeministrit Avdullah Hoti para këtij komisioni ka ndodhur pas presionit të vazhdueshëm të deputetëve ndaj tij.
Featured image of article: Përplasen deputetët në komision e Kosovës për çështjen e të pagjeturve, akuzohet deputetja Saranda Bogujevcin për viktimizim Foto nga Komisoni

PRISHTINË-Në komisionin parlamentar të Kosovës, ditën e sotme ka pasur sërish përplasje për çështjen e të pagjeturve, ku deputetët akuzojnë deputeten e Vetëvendosjes Saranda Bogujevcin për vikimizim. Sakaq, deputetja Saranda Bogujevci ka thënë se raportimi i kryeministrit Avdullah Hoti para këtij komisioni ka ndodhur pas presionit të vazhdueshëm të deputetëve ndaj tij.

“Ky proces është i gjatë dhe ka për të vazhduar gjatë, nëse dikush mendon që procesi i të pagjeturve për të marrë fund me dialogun e ka gabim. Çka po kërkojmë ne dhe çfarë kemi kërkuar deri më tani është që kur të paraqitet çështja e të pagjeturve në tavolinë me Serbinë, Kosova me të dijë konkretisht çfarë kërkon prej Serbisë, dhe nuk mundet që kjo temë të trajtohet në nivel të barabartë me Serbinë sepse nuk jemi”, tha ajo.

Ndërkohë kjo deklaratë ka nxitur  reagimin e deputetes së AAk-së Teuta Haxhiu e cila tha se Bogujevci po përsërit të njëjtat gjëra prej disa vjetësh ndërsa deputetja e LDK-së Saranda Musliu ka thënë se deputetja e Vetëvendosjes po viktimizohet. Sakaq, kryetarja e komisionit, Duda Balje bëri thirrje për unitet dhe bashkim mes palëve. Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Ismaili tha Serbisë i duhet kërkuar llogari, diçka që sipas saj nuk po e bën Qeveria e Kosovës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Me Serbinë po bisedohet butë, me Serbinë nuk po kërkohet llogari, nuk po ushtrohet asnjë lloj presioni për drejtësi”, tha ajo.

Në seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës ku është diskutuar për çështjen e të pagjeturve si pjesë e zotimeve të 4 shtatorit në Uashington, kishte përplasje mes  deputetëve dhe zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment