Aktualitet

Përndoqi për një kohë të gjatë dhe plagosi 30-vjeçaren tek stacioni i autobusëve Vorë-Tiranë, arrestohet i riu

Policia ka arrestuar 36-vjeçarin me iniciale E.L, cili për një kohë të gjatë ka përndjekur një vajzë.
Featured image of article: Përndoqi për një kohë të gjatë dhe plagosi 30-vjeçaren tek stacioni i autobusëve Vorë-Tiranë, arrestohet i riu Foto Ilustruese

TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar 36-vjeçarin me iniciale E.L, pasi akuzohet se ka përndjekur për një kohë të gjatë 30-vjeçaren me iniciale B.B. Policia bën me dije se 36-vjeçari përndiqtje vajzën tek stacioni i autobusëve Vorë-Tiranë. Madje ai e ka rrahur dhe goditur me mjet prerës 30-vjeçaren. Kjo e fundit pasi mori mjekimin në spital, u largua për në banesë.

Njoftimi i Policisë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. L., 36 vjeç, pasi tek stacioni i autobusëve Vorë-Tiranë, pasi e ka përndjekur për një kohë të gjatë, ka ushtruar dhunë fizike duke e goditur me një mjet prerës (thikë) shtetasen B. B., 30 vjeçe, e cila pas marrjes së mjekimit u largua për në banesë.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment