Aktualitet

Përndjekje ndaj ish-të dashurës dhe ngacmim seksual, vihen nën hetim 2 të rinjtë në Tiranë

Eshtë proceduar në gjendje të lirë një 29-vjeçar, sepse në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur ish të dashurën e tij, duke i krijuar asaj gjendje frike dhe pasigurie për jetën e saj.
Featured image of article: Përndjekje ndaj ish-të dashurës dhe ngacmim seksual, vihen nën hetim 2 të rinjtë në Tiranë Policia e Tiranes

TIRANË– Policia e shtetit ka marrë masa ndaj disa personave të cilët kanë kryer vepra të ndryshme penale. Kështu, është proceduar në gjendje të lirë një 29-vjeçar, sepse në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur ish të dashurën e tij, duke i krijuar asaj gjendje frike dhe pasigurie për jetën e saj.

NJOFTIMI:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :E. B., 38 vjeç, M. J., 44 vjeç dhe N. M., 34 vjeç, pasi janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.•Më datë 18.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në gjendje të lirë për shtetasin G. C., 29 vjeç, sepse në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur ish të dashurën e tij, duke i krijuar asaj gjendje frike dhe pasigurie për jetën e saj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

•Më datë 18.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në gjendje të lirë për shtetasin E. L., 27 vjeç, pasi ka ngacmuar seksualisht një shtetase 22-vjeçare.•Më datë 18.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin B. S., 24 vjeç, pasi në rrugën “Kongresi i Manastirit”, ka kanosur një shtetas.•Më datë 18.04.2021, shtetasi R. Sh., 23 vjeç, kallzon se në Kavajë, persona të paidentifikuar e kanë shtyrë dhe ofenduar atë. Punohet për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

(a.b)/dosja.al

Shto Koment