Politike

PËRMBYTJET përplasin palët, Ekonomi: Dëmet do i mbulojë Bashkia, është detyrë e saj! Buhati: Erdhe nga Tirana për tu tallur me një qark të tërë

Por kjo deklaratë ka sjellë edhe reagimin e Partisë Demokratike. Helidon Bushati, drejtuesi politik i PD-së në Shkodër, tha se ministrja është thjesht një aktore e qeverisë. Në një status në Facebook, Busahti shton se Ekonomi erdhi nga Tirana vetëm për tu tallur me qarkun e Shkodrës dhe me banorët e tij.
Featured image of article: PËRMBYTJET përplasin palët, Ekonomi: Dëmet do i mbulojë Bashkia, është detyrë e saj! Buhati: Erdhe nga Tirana për tu tallur me një qark të tërë Helidon Bushati dhe Milva Ekonomi

SHKODËR– Ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi ka qenë ditën e sotme në Shkodër ku prezantoi kartën e fermerit por nuk i ka shpëtuar pyetjeve të gazetarëve për dëmshpërblimet në Shkodër, pas përmbytjeve të mëdha. Në një prononcim për mediat, Ekonomi tha se vlerësimi i dëmeve dhe dëmshpërblimi është detyrë e bashkisë me fondin e saj prej 4%.

E pyetur nëse do të ketë fond shtesë nga qeveria nëse nuk mbajton 4 përqindëshi, Ekonomi tha se situata do të ndiqet hap pas hapi.

“Po funksionon skema falas e natës për fermerët. Ka aplikuar fermeri i parë nga zona e Malësisë së Madhe, Kujtim Lamthi. Problemi i subvencioneve, vjen si shkak i mungesës së certefikatave të bujqësisë nga ana e fermerëve. Kam qenë në zonat e përmbytura, kemi sjellë edhe ushqim për kafshët e përmbytura. Do të ketë vlerësuam për tokat e përmbytura, por ministrja ja faturon çdo gjë bashkisë Shkodër, si dëmshpërblimet dhe vlerësimet,” – tha Ekonomi.

Por kjo deklaratë ka sjellë edhe reagimin e Partisë Demokratike. Helidon Bushati, drejtuesi politik i PD-së në Shkodër, tha se ministrja është thjesht një aktore e qeverisë. Në një status në Facebook, Busahti shton se Ekonomi erdhi nga Tirana vetëm për tu tallur me qarkun e Shkodrës dhe me banorët e tij.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Sot aktorja e qeverisë, Ministrja e Bujqësisë, paska zhvilluar shoën e radhës në Shkoder duke prezantur si arritje faktin pse një fermer paska përfituar naftë me rimbursim. Pasi shkatërroi fermerët dhe bujqit, sot shfaqen si shpetimtarë me nderhyrje te huazuara nga programi i PD-së. Ministres iu lidh gjuha kur u pyet per fermerët e zonës së nënShkodres të cilët perreth dy muaj mundi i tyre është nën ujë. Nuk ka ç’të thotë, fajin e paska Bashkia dhe demshpërblimet i paska Bashkia! I harruan premtimet e 2013, dhe sot në mendje kanë vetem shoën dhe talljen. Erdhi nga Tirana per tu tallur me një qark të tërë, pa asnjë zgjidhje apo propozim! Boll më! Mundi dhe buxheti për fermerët është ne xhepat e qeverisë. Sot ata meritojnë një qeveri në krah të tyre. Fundin e kanë të sigurtë! Me 25 Prill qytetarët e Shkodres dhe të Shqipërisë, i japin fund talljes dhe mashtrimit. Me 25 Prill, hajdutët ndëshkohen me votë!”- shkruan Bushati.

Shkodra vijon ende të vuajë pasojat e përmbytjeve të mëdha pas shirave të dendur. Në një postim, kryebashkiakj e Shkodrës, Voltana Ademi shkruante sot se po punohet për pastrimin e kanaleve në Berdicë, Trush dhe Dajç, por situata është ende e rëndë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment