Bota

Përmbytjet në Gjermani, 58 persona të vdekur dhe rreth 70 të zhdukur, Angela Merkel nga Amerika: Do të bëhet gjithçka për gjetjen tyre

Ajo ndodhet për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara dhe bëri me dije se është në kontakt të vazhdueshëm me ministrin e Brendshëm gjerman dhe me ministrin e Financave për mbështetjen që mund të ofrojë Qeveria federale.
Featured image of article: Përmbytjet në Gjermani, 58 persona të vdekur dhe rreth 70 të zhdukur, Angela Merkel nga Amerika: Do të bëhet gjithçka për gjetjen tyre Angela Merkel dhe pamje nga Gjermani

GJERMANI– Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë se do të bëhet e mundur gjithçka për të gjetur të gjithë njerëzit e zhdukur në Gjermani për shkak të përmbytjes që ka ‘pushtuar’ vendin ditën e sotme duke lënë të vdekur deri tani 58 perona dhe të zhdukur rreth 70 të tjerë.

Ajo ndodhet për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara dhe bëri me dije se është në kontakt të vazhdueshëm me ministrin e Brendshëm gjerman dhe me ministrin e Financave për mbështetjen që mund të ofrojë Qeveria federale.

Ministri i Brendshëm gjerman dhe ajo e Mjedisit japin alarmin në lidhje me tragjedinë natyrore duke i bërë thirrje autoriteteve të jenë më të përgatitur në lidhje me dukuritë natyrore ekstreme të motit. Nga ana e tij ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer foli për një “tragjedi”, madhësia e së cilës sipas tij i zuri ekspertët në gjumë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Ndryshimi i klimës ka arritur në Gjermani. Faktet tregojnë fuqinë me të cilën efektet e ndryshimit të klimës mund të prekin të gjithë ne. Tani është koha për ekipet e shpëtimit dhe solidaritetin. Tani për tani, ekipet e shpëtimit po e kapërcejnë vetveten dhe unë i falënderoj për këtë (…) Këto ngjarje ekstreme të motit janë pasojat e ndryshimit të klimës,” tha ai.

(e.k/dosja.al)

Shto Koment