Bota

Përmbytjet masive në Greqi/ Shtëpi të shkatërruara e makina të dëmtuara, gjithçka ka mbetur pas stuhisë së fuqishme në Evia

Mësohet se të paktën shtatë persona humbën jetën dhe rreth 2,500 shtëpi mbetën të dëmtuara nga moti i keq në Greqi.

GREQI– Një ditë më parë stuhia e fuqishme që goditi Evinë në Greqi ka shkatuar dëme të mëdha, si dhe ka marrë edhe jetë njerëzish. Nga mbrëmja e së shtunës e deri në orët e para të mëngjesit të së dielës, vendi u shëndrrua në një pellg të madh  me ujë, ku për pasojë u shkatërruan shumë shtëpi.

Mësohet se të paktën shtatë persona humbën jetën dhe rreth 2,500 shtëpi mbetën të dëmtuara nga moti i keq në Greqi.

Evia, është ishuli më i goditur nga moti i keq, ku në foto e publikuara pas stuhisë shihen shtëpi e rrugë të përmbytura.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mediat vendase kanë bërë me dije se mes viktimave ishte edhe një foshnjë 8 muajshe.

A.C/Dosja.al

Shto Koment