Aktualitet

Përmbytje në Durrës/ Zonat e banuara në Sukth janë të rrethuara nga uji, banori: S’kam më çfarë tu jap deleve në ditët ne vijim

Njëri prej fermerëve të zonës, Xhemali Hoda tregon se atij i është dëmtuar e gjitha baza ushqimore me të cilat ushqente delet e tij, të cilat prej një jave qëndrojnë në këtë stallë që shihni në pamje, dhe nuk kanë mundur që të dalin të ushqehen.
Featured image of article: Përmbytje në Durrës/ Zonat e banuara në Sukth janë të rrethuara nga uji, banori: S’kam më çfarë tu jap deleve në ditët ne vijim Pembytjet ne Duures

DURRËS – Edhe pse reshjet e shiut duket se kanë ndalur, dëme që lanë pas janë ende të pranishme. Në fshatin Perlat pranë Sukthit, dhjeta hektarë tokë vijojnë të qëndrojë ende të përmbytura siç shihet qartë në pamje.

Njëri prej fermerëve të zonës, Xhemali Hoda tregon se atij i është dëmtuar e gjitha baza ushqimore me të cilat ushqente delet e tij, të cilat prej një jave qëndrojnë në këtë stallë që shihni në pamje, dhe nuk kanë mundur që të dalin të ushqehen.

“Desha me i nxjerr, por më ikën disa qengja dhe i riktheva përsëri në stallë”.

-Ka ardhur dikush për verifikime?

“ Po kanë ardhur i kanë parë dhe tani me shpresë”.

-Patët dëme tek tagjia?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Tagjia dhe bari ikën komplet. S’kam më çfarë tu jap deleve në ditët ne vijim”.

-Po si do ia bëni?

“Ja tani me shpresë nga qeveria, ishalla na ndihmon. Se këto duan të hanë”.

Marrë nga: TopChannel 

(A.k.dosja.al)

Shto Koment