Bota

Shira të rrëmbyeshëm në Japoni, vdesin 58 persona nga përmbytjet masive (FOTO+VIDEO)

Mediat e huaja shkruajnë se 58 njerëz kanë vdekur si shkak i përmbytjeve masive. Ndërkohë mëngjesin e kësaj të mërkure në qytetin malor të Takayama, disa shtëpi u shaktërruan nga rrëshqitjet e dherave duke shakaktuar dhe humbje jete.
Featured image of article: Shira të rrëmbyeshëm në Japoni, vdesin 58 persona nga përmbytjet masive (FOTO+VIDEO) Pamjet pas permbytjeve ne Japoni

JAPONI– Reshjet e rrëmbyeshme të shiut kanë shakaktuar përmbytje masive ku për pasojë ka pasur edhe viktima në jug të Japonisë. Një nga ishujt kryesor të Japonisë të pjesës veri-lindore është mbuluar i gjithi nga uji, lumenjt kanë dalë nga shtrati dhe kanë shakaktuar rrëshqitje masive dheu,  duke shkatërruar shtëpi dhe bllokuar rrugët.

Sipas mediave të huaja thuhet se 58 njerëz kanë vdekur si shkak i përmbytjeve masive. Ndërkohë mëngjesin e këakasaj të mërkure në qytetin malor të Tyama, disa shtëpi u shaktërruan nga rrëshqitjet e dherave, duke shakaktuar dhe humbje jete.

Megjithëse zona më e prekur nga përmbytjet është  rajoni jugor, ku tashmë vazhdojnë operacionet e shpëtimit për 14 presonat që kanë rezultuar të  zhdukur në Komamoto.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në të gjithë Japoninë, rreth 3.6 milon njerëz u këshilluan të evakuoheshin, megjithëse evakuimi nuk është i detyrushëm dhe pjesa më e madhe e njerëzve që u strehuan nuk patën ndihmë nga autoritetet shtetërore.

Pamjet pas permbytjeve ne Japoni

Japonia është një shtet me rrezik të lartë përmbytjeje në çdo fillim të  stinës së verës. Në korrik të 2018, më shumë se 200 njerëz vdiqën nga shiu i fortë, përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës në rajonin Jugperendimor.

Burimi: TheGuardian

K.A/Dosja.al

Shto Koment