Bota

Përmbytet aeroporti në Bahamas, Uragani Dorian po krijon katastrofën natyrore në SHBA (VD)

Niveli i ujit po rritet çdo orë e më shumë në aeroportin e Bahamas, duke bërë që të përmbytet i gjithi nga dallgët e fuqishme që vijnë nga oqeani.
Featured image of article: Përmbytet aeroporti në Bahamas, Uragani Dorian po krijon katastrofën natyrore në SHBA (VD) Pamje nga përmbytja e aeroportit

BAHAMAS- 8 orë pas erërave dhe shirave të fundit në Bahamas situata nuk është përmirësuar aspak. Uragani Dorian është akoma në nivele të larta vetëm në veri të ishullit “Gran Bahama”.

Niveli i ujit është rritur relativisht shumë dhe po bëhet gjithmonë e më e frikshme situata në këtë vend.

Ndërsa në aeroportin e Bahamas, uji është shtuar gjithmonë e më shumë ku pasditen e sotme është raportuar nga mediat e huaja se Aeroporti Freeport , në ishullin Grand Bahama po zhytet i gjithi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në video duket shumë i frikshëm kur valët e ujit përplasen në godinën e Aeroportit.

Kjo është një situatë e pabesueshme e shkaktuar nga Uragani Dorian, i tmerrshëm. Rritja e nivelit të detit për shkak të zhvendosjes së sasive të mëdha të ujit të oqeanit drejt kontinentit brenda brigjeve të furishme të erës mbi 300 km / orë, po shkakton katastrofë natyrore në historinë e SHBA-së.

Burimi: InMeteo

A.C/Dosja.al

Shto Koment