Showbiz

Përlotet Lei Kraja! Moderatorja s’e mban veten, qan në studion pas mesazhit nga SHBA-ja: Të kam familje

VIDEO
Pas fjalëve të sinqerta nga shoqja e saj SHBA, moderatorja sportive nuk ka mbajtur dot lotët në mes të emisionit.
Featured image of article: Përlotet Lei Kraja! Moderatorja s’e mban veten, qan në studion pas mesazhit nga SHBA-ja: Të kam familje Lei Kraja dhe Adela Lami

TIRANË– Moderatorja e njohur shqiptare, Lei Kraja është një prej personazheve më të përfolura në shoëbizzin shqiptar.  Teksa sëfundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Why not” të Roza Latit në RTV Ora, ku ka folur si për jetën e saj private edhe për eksperiencat në Televizion ku ajo është e angazhuar.

Mes intervistës ajo në një moment është përlotur kur Roza, moderatorja e emisionit i ka folur për shoqen e saj nga Amerika. Roza e pyeti Lein se a i tregon çdo sekret asaj dhe kush është ajo. Lei menjëherë ka thënë që po i tregoj çdo sekret dhe ajo quhet Adela Lami.

Më tej Roza i ka thënë nëse e marr mallin për mikeshën e saj dhe Lei është përlotur teksa ka folur për të duke thënë se e ka marrë shumë malli. Kështu Adela i ka dërguar një video- mesazh nga SHBA Leit.

Dëgjoni  minutën (52:00)

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Përshëndetje Roza e kam marrë vesh se në studio ke një nga njerëzit më të rëndësishëm të jetës sime. Adela të dua shumë. E di që ti mendon se unë  jam më e forta mes ne të dyjave dhe ti merr gjithmonë mendimin tim për çdo çështje, por ti realisht nuk e di sa me ka ndryshuar jetën, sa shumë lumturi, sa shumë dashuri sa shumë gëzim ke dhënë  në jetën time që je pjesë e saj. Ti je familje, je pjesë e zemrës sime dhe unë mezi po pres të bejmë tatuazhin njësoj bashkë, që të jemi gjithmonë e më shumë të  lidhura. Ti e meriton shkëlqimin që  ke.”– dëgjohet të thotë në video mikesha e Leit.

Sigurisht që pas këtyre fjalëve kaq të sinqerta nga shoqja e saj, moderatorja sportive  nuk ka mbajtur dot lotët.

A.C/Dosja.al

Shto Koment