
TIRANË-Ambasadori Dashnor Dervishi teksa mori pjesë në homazhet për presidentin e televizionit Fax News, Kasem Hysenbelliu, pohoi se ikja e tij ishte një goditje e madhe për familjen, miqtë, por dhe për median e lirë.
“Ishte e papritur e madhe për të gjithë ne. Ishte një goditje shumë e madhe për familjen e tij, për ne shokët, një mik i dashur. Ishte goditje për shtypin e lirë. Ishte e papritur e madhe, se përballojmë dot”, tha Dervishi, ndërsa ka qenë gjatë gjithë kohës i përlotur e me zërin që i dridhej.
Presidenti i Fax News, Kasem Hysenbelliu është ndarë nga jeta ditën e djeshme pas komplikacioneve të shkaktuara nga COVID19. Hysenbelliu ishte dërguar në Turqi prej disa ditësh ku po merrte trajtim mjekësor por për fat të keq, nuk mundi të fitojë betejën me COVID19. Ai u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare.
(a.b)/dosja.al