Bota

Përlot 90-vjeçarja me Covid-19! Refuzon ventilatorin dhe pranon vdekjen: Ruajeni për pacientët e rinj, unë kam pasur një jetë të…

Kur mjekët sugjeruan të vendosnin një ventilator për të moshuarën, që ta ndihmonte në frymëmarrjen e saj, ajo nuk pranoi.
Featured image of article: Përlot 90-vjeçarja me Covid-19! Refuzon ventilatorin dhe pranon vdekjen: Ruajeni për pacientët e rinj, unë kam pasur një jetë të… 90-vjeçarja nga Belgjika.

BELGJIKË- Një grua 90-vjeçare vdiq pasi refuzoi një ventilator dhe pyeti nëse mund të përdoret në vend të saj për të shpëtuar dikë më të ri. Suzanne Hoylaerts u pranua në spital dy javë pasi ajo filloi të përjetonte gulçim dhe një humbje të oreksit.

Gruaja belge, nga Binkom, afër Lubbeek, rezultoi pozitive me koronavirus dhe u vendos në izolim. Por, më pas gjendja e saj u përkeqësua. Kur mjekët sugjeruan të vendosnin një ventilator për të moshuarën, që ta ndihmonte në frymëmarrjen e saj, ajo nuk pranoi.

Ajo thuhet se u tha mjekëve në spital: “Nuk dua të përdor frymëmarrje artificiale. Ruajeni atë për pacientët e rinj. Tashmë kam pasur një jetë të mirë”.

Zonja Hoylaerts vdiq dy ditë pasi u pranua në spital. Vajza e saj Judith i tha gazetës Hollandeze Het Laatste Nieuws: “Unë nuk mund t’i them lamtumirën, dhe as nuk kam mundësi të marr pjesë në funeralin e saj.” Judith pyeti sesi nëna e saj kishte kontraktuar koronavirusin, duke pasur parasysh që ajo ishte izoluar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në Belgjikë, 705 njerëz kanë vdekur pasi kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Vendi tani ka 12,775 raste zyrtare të koronavirusit. Nga këta, 1,021 persona janë në kujdesin intensiv. Një 12-vjeçar belg ishte personi më i ri në Evropë që vdiq nga koronavirusi.

Burimi: Mirror

R.L/Dosja.al

Shto Koment