Aktualitet

“I kapërcyem hallet dhe problemet”/ Regjisori Pëllumb Kulla flet për gruan e tij: Spektatorja ime e parë, referim shumë i bukur për gjithë krijimtarinë time

Kulla tha se ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me bashkëshorten e tij, të cilën e cilësoi se redaktoren, spektatoren dhe lexuesen e parë të tij.
Featured image of article: “I kapërcyem hallet dhe problemet”/ Regjisori Pëllumb Kulla flet për gruan e tij: Spektatorja ime e parë, referim shumë i bukur për gjithë krijimtarinë time Pëllumb Kulla

Tiranë-  Është padyshim një ndër “yjet” e kinematografisë shqiptare, por si është Pëllumb Kulla në shtëpi?

I ftuar në emisionin “Kjo Javë’, në News24, regjisori i njohur rrëfeu jetën përtej skenës dhe punës, pikërisht atë familje. Kulla tha se ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me bashkëshorten e tij, të cilën e cilësoi se redaktoren, spektatoren dhe lexuesen e parë të tij.

Pjesë nga intervista:
Pëllumb Kulla si bashkëshort, sa e ke ndjerë mbështetjen e bashkëshortes?
Shumë. Kur nisa të përmend motivin përshkues të kësaj bisede, quajta fatin. Një nga pjesë e fatit është edhe njohja me time shoqe, që u bë për mua një shoqe jete me të tëra hallet, problemet, gëzimet, sukseset, që i kapërcyem. Ka qenë gjithmonë redaktorja ime e pare, spektatorja ime e parë, lexuesi im i parë. Në saj të këtyre gjërave, kërkesat tona herë përziheshin, herë përplaseshin, ajo ka qenë një referim shumë i bukur për gjithë krijimtarinë time letrare. Ka qenë mbështetje shumë e madhe. Duke qenë e talentuar, ajo ka bërë nga gjërat e mia më të bukura.

Një mjeshtër humori, sa iu shoqëron në humori brenda në shtëpi?
Mjaft, unë e kam pas ndjenjën e humorit që nga babai, xhaxhai. Fëmijët e mi dallohen për humorin dhe më kënaqin. Ata nuk thonin fjalë, por batutë, janë rritur me humor. Psh. djali im mendonte se mustaqet nuk rriten, por ngjiten. Humori i tyre u zhvillua dhe ata më krijojnë një ambient shumë të këndshëm.

Flasim për kinokomeditë, kë do të veçonit?

Kanë qenë të bukura dy filma që kam bërë me Bujar Kapexhiun “Tela për violinë” dhe “Stola në park”, por unë do të veçoja “Syrin”, që është një komedi një aktëshe, e luajtur nga Agron Llakaj deh Agim Bajko. Për mua ajo është një komedi e mrekullueshme dhe jam shumë krenar me të, habitem si nuk shfaqet kaq shpesh, sepse është ende shumë e këndshme. Mendoj se është roli më i bukur i Agron Llakaj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Si është historia e skeqit “Doni më për belulin”?
Kam bërë disa spektakle me emrin e autorëve, për Dritëro Agollin, Shefqet Musarain. Kam tentuar edhe për Qamil Urgjelin, që e realizova në Sarandë. Unë lexova, siç lexoja për tërë krijimtarinë, dhe u mundova të kap motive, dhe motivi ishte “Doni më për belulin”. Bëra këtë material për estradën e Sarandës, që nuk e realizoi asnjëherë. Nuk e realizoi as një aktor nga Durrësi, që ja dhashë. Por e realizoi më së miri Vladimir Uzha dhe Fuat Boci, Vladimi e dha premierën, por e filmoi Fuati. E nderoi atë material, nderoi veten, por edhe mua, dhe u bë një referencë për shumë e shumë në jetën sociale.

Çfarë do të vlerësonit më shumë si gjetje nga krijimtaria juaj?
Sa i përket përvojës skenike ka disa që kanë mbetur. Unë kam punuar gjatë dhe të tëra më kanë dhënë kënaqësi, madje edhe librat që kam bërë. “Rrufeja nga Amerika” është nga librat më të mrekullueshëm që më ka sjellë kënaqësi. Por, edhe “Lejlekët nuk vijnë më”, që e kam trajtuar në anën groteske. “Rrufeja nga Amerika” trajton temën e emigracionit, që është aktuale edhe sot. Ka një humor të hidhur të përshtatjes së shqiptarëve në Amerikë.

Si ishte periudha dhe marrëdhënia me studentët, kur ishit pedagog?
Ishte shumë e mirë. Mendoj se ata ruajnë kujtime shumë të mira. Por, atëherë ishte koha e trazuar, direkt pas rënies së komunizmit dhe studentët ishin shumë të atrakuar për të lëvizur, për të dalë në botën jashtë. Por, prapë ajo përvojë pati kujtime shumë të bukura.

Po periudha e diplomacisë?
Rrëzimi i komunizmit solli atë që dhe strukturat e ndryshme të shtetit dhe administrata shtetërore u ndërruan. Pra, u ndërrua totalisht marrëdhënia e Shqipërisë me shtetet e huaja, ku deri në ato çaste kishte vetëm armiqësi. Pra, ne ishim armiq me Rusinë, Gjermaninë, Kanadanë, Evropën në përgjithësi. Dhe me ne ndryshuan totalisht marrëdhëniet, pasi të bësh miqësi është një lloj ngrohtësie që gjen. Unë pata vetëm përkushtimin, dedikimin ndaj çështjeve të Shqipërisë, që më ndihmuan të jem një patriot i mirë. Kishim problemin e Kosovës, që në OKB ishte një ndër prioritetet tona.

Marrë nga Ballkan web

J.V/Dosja.al

Shto Koment