Bota

Përleshjet e Jeruzalemit Lindor lënë mbi 100 të plagosur

Jeruzalemi Lindor ka qenë prej kohësh një pikë e ndezur, me një bashkëjetesë të vështirë midis hebrenjve dhe arabëve. Përleshjet masive kanë sjellë së fundmi mbi 100 persona të plagosur, 20 oficerë policie u lënduan dhe më shumë se 50 persona janë arrestuar.
Featured image of article: Përleshjet e Jeruzalemit Lindor lënë mbi 100 të plagosur jerusalemi lindor

JERUZALEMI LINDOR- Shumë njerëz janë plagosur në përleshjet në Jeruzalemin Lindor midis aktivistëve hebraikë të ekstremit të djathtë, palestinezëve dhe policisë izraelite. Mbi 100 palestinezë u plagosën, ndërsa policia tha se 20 oficerë u lënduan dhe më shumë se 50 persona u arrestuan, raporton BBC.

Jeruzalemi Lindor ka qenë prej kohësh një pikë e ndezur, me një bashkëjetesë të vështirë atje midis hebrenjve dhe arabëve, por tensionet janë rritur që nga fillimi i muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit në 13 Prill.

Luftimet më të këqija shpërthyen të enjten në mbrëmje pasi qindra ekstremistë hebrenj nga grupi ultranacionalist Lehava marshuan drejt hyrjes së Portës së Damaskut të Qytetit të Vjetër të Jeruzalemit, ku ishin mbledhur një numër i madh palestinezësh duke brohoritur “Vdekje Arabeve“.

Rezultatet finale të zgjedhjeve në kohë reale dhe të përditësuara nga burimi zyrtar KQZ këtë vit do të mund ti ndiqni në Dosja.al. Kliko për të parë platformën.

Palestinezët janë përplasur me policinë, duke i akuzuar ata për ngritjen e barrierave për t’i ndaluar ata të mblidhen në shkallët jashtë Portës së Damaskut për të thyer agjërimin e ditës. Policia thotë se masat kanë për qëllim të ndihmojnë kalimin e këmbësorëve në Qytetin e Vjetër.

Ka pasur gjithashtu një numër sulmesh nga hebrenjtë ndaj arabëve në Jeruzalem këtë javë, duke përfshirë një incident ku të rinjtë hebrenj duke brohoritur parulla anti-arabe sulmuan një shofer arab i cili ndaloi për të protestuar me ta.

(f.i/dosja.al)

Shto Koment