Aktualitet

Përleshje me thika mes shqiptarëve dhe rusëve në burgun e Koridallosit, një i vdekur dhe tetë të plagosur

Një përleshje e përgjakshme ka ndodhur në burgun e Koridallosit, ku një grupi shqiptar është përplasur me një rus. Si pasojë një rus ka humbur jetën dhe tetë persona të tjerë janë plagosur.
Featured image of article: Përleshje me thika mes shqiptarëve dhe rusëve në burgun e Koridallosit, një i vdekur dhe tetë të plagosur Burgu i Koridallosit

GREQI– “Omerta” quhet ligji i heshtjes në grupet mafioze të Italisë. Mesa duket ai ka filluar të praktikohet edhe në Greqi, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe tetë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Përleshja e përgjakshme ka ndodhur në burgun e Koridallosit, ku grupi shqiptar dhe ai kur kanë sulmuar njëri-tjetrin. Nga episodi i dhunshëm ka mbetur i vdekur një rus.

I vrari ishte futur në burg pasi kishte tentuar që të vidhte me dhunë një dyqan bizhuterish, i cili ishte në pronësi të një personi shumë të njohur në vendin fqinj.

Ndërsa çështja po hetohet për të zbuluar të vërtetën e sherrit, të plagosurit e sulmit refuzojnë të flasin.

I vetmi që ka folur për autoritetet greke është shprehur se nuk e kishte kuptuar se çfarë po ndodhte, edhe pse ka në trup katër plagë thike.

Nuk e kuptova që po më sulmonin me thikë. Nuk e ndjeva,” – tha i plagosuri.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment