Bota

Përleshje me armë në Angli, 1 i vdekur dhe 7 të plagosur, dyshohet për sulm terrorist

Mirëpo ministri i Jashtëm britanik Dominic Raab ka deklaruar se nuk ka informacione që të tregojnë se incidenti ka sfond terrorist.
Featured image of article: Përleshje me armë në Angli, 1 i vdekur dhe 7 të plagosur, dyshohet për sulm terrorist Vrasje

ANGLI– Një i vrarë dhe 7 të plagosur. Ky është bilanci i personave të prekur pas një sërë përleshjesh dhe armësh të ftohta në qytetin anglez të Birmingam.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme dhe dyshimet e para janë për sulme terroriste ose bandat.

Ndërkohë kryeministri britanik me anë të një postimi u shpreh i zhgënjyer për një ngjarje të tillë dhe u shpreh se “mendimet dhe lutjet e mia janë me ata të cilët u prekën nga incidenti i tmerrshëm në Birmingam natën e mbrëmshme. “

Cara Curran, një dëshmitare, tha për BBC se kishte parë situatën të përshkallëzohej shumë shpejt.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Në fillim situata ishte në rregull, gjithçka po shkonte mirë, distancimi social po respektohej, por papritur gjërat filluan të degradonin me shpejtësi, tensioni u rrit dhe njerëzit filluan të grindeshin me grushte në qendër të qytetit”.

Policia u bën thirrje të gjithë qytetarëve të japin informacione në lidhje me situatën, gjithmonë nëse kanë.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment