Rajoni

Përleshje e përgjakshme në burgun e Koridhalos, plagosen tre persona

Të burgosurit që janë përfshirë në përleshje janë nga Algjeria, Afganistani dhe Gjeorgjia. Ata kanë qëlluar me njëri-tjetrin me thika  dhe kanë marrë dëmtime të rënda.
Featured image of article: Përleshje e përgjakshme në burgun e Koridhalos, plagosen tre persona Burgu i Koridhalos

GREQI-  Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në burgun e Koridhalos. Një sherr masiv ka shpërthyer mes të burgosurve, ku ka ndodhur një tjetër përleshje e përgjakshme është zhvilluar në godinën “A” në burgun më problematik të vendit.

Të burgosurit që janë përfshirë në përleshje janë nga Algjeria, Afganistani dhe Gjeorgjia. Ata kanë qëlluar me njëri-tjetrin me thika  dhe kanë marrë dëmtime të rënda.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Me ndërhyrjen e gardianëve është rivendosur plotësisht rregulli në burgun e Koridallos, sipas Ministrisë së Drejtësisë, dhe po bëhen kontrolle në qelitë e të burgosurve për gjetjen e sendeve te improvizuara për sherre.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment