Aktualitet

PERLË/ Eksperti i Sigurisë Rrugore del në mes të rrugës dhe flet për aksidentet: Të respektohet sinjalistika

Në fakt, vendi ku po qëndron vetë eksperti, gjatë kohës që flet në lidhje me aksidentet është pothuajse në mes të rrugës. Ndërkohë që Sulçe tregon se çfarë i shkakton aksidentet dhe flet për pakujdesitë, si nga ana e drejtuesve të mjeteve dhe nga ana e qytetarëve, vetë qëndron në mes të rrugës.
Featured image of article: PERLË/ Eksperti i Sigurisë Rrugore del në mes të rrugës dhe flet për aksidentet: Të respektohet sinjalistika Artur Sulçe, ekspert i sigurisë rrugore

TIRANË– Artur Sulçe, ekspert i Sigurisë Rrugore ka folur sot në lidhje me shkakun e shumë aksidenteve rrugore që kanë ndpdhur brenda pas ditëve në Shqipëri. Në një prononcim për AbcNews, Sulçe tregon se ardhja e shumë bashkëatdhetarëve si dhe lëvizja e tepërt e qytetarëve tanë, gjatë sezonit veror, bën që të ketë më tepër aksidente.

Në fakt, vendi ku po qëndron vetë eksperti, gjatë kohës që flet në lidhje me aksidentet është pothuajse në mes të rrugës. Ndërkohë që Sulçe tregon se çfarë i shkakton aksidentet dhe flet për pakujdesitë, si nga ana e drejtuesve të mjeteve dhe nga ana e qytetarëve, vetë qëndron në mes të rrugës.

Shpejtësia ka lidhje me mënyrën e lëvizjes dhe të sjelljes së përdoruesit, ndërsa sinjalistika rrugore përcakton mënyrën si duhet të sillet një përdorues rruge. A është vendosur mirë apo keq, kjo është një problem tjetër. Por parimet bazë për të cilat është ndërtuar një sinjalistikë rrugore lidhet me përcaktimin e detyrueshëm të sjelljes së përdoruesve të rrugës. Nëse kjo sinjalistikë respektohet nga përdoruesit jam i sigurt se numri i aksidenteve do të bjerë”, shprehet eksperti.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë, pas tij, kalojnë rresht makinat, dhe një shpërqëndrim i vogël, mund të sillte një tjetër aksident dhe kësaj here, para kamerave.

Duke iu referuar statistikave, gjatë 7 muajve të parë të këtij viti janë regjistruar në të gjithë vendin 635 aksidente, mes të cilëve 88 persona humbën jetën.

(f.m/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment