Aktualitet

PERLAT e artistëve shqiptarë! Prizreni përuron bustin e Skënderbeut por e ‘zbret’ nga kali! ‘Baca Adem’ luftoi ndaj serbëve, ia gdhendin duart si të një fëmije

FOTO
  • “Si me porosit në Ali express, katastrofë!”/ Statuja e Skënderbeut në Prizren “tallje” me heroin kombëtar
  • “Pandemia, pandemia…”, rrëfimi i sinqertë i skulptorit që ‘shpërfytyroi’ Skënderbeun: Jam krenar për veprën, ishim 6 muaj me vonesë edhe…
  • FOTO/ “Dedikuar portaleve”, reagon skulptori Sinan Alija pas shpërfytyrimit të Gjergj Kastriot Skënderbeut
  • Shkurt artistët shqiptarë duket se nuk janë të mësuar që të gdhendin statuja, dhe në vend të nderojnë aktin dhe veprën e heronjëve të vendit që dhanë jetën e tyre për liri, po përdhosin figurat e tyre. 
    Featured image of article: PERLAT e artistëve shqiptarë! Prizreni përuron bustin e Skënderbeut por e ‘zbret’ nga kali! ‘Baca Adem’ luftoi ndaj serbëve, ia gdhendin duart si të një fëmije Statujat

    TIRANË– Heroi ynë kombëtar Skënderbeu është ndoshta personazhi, të cilit i janë dedikuar më shumë statuja nga artistët në Shqipëri, por edhe jashtë saj. Më e fundit u inagurua ditën e djeshme në Prizren në kuadër të festës së Pavarësisë. Por ishte statuja ajo që la shumë për të dëshiruar.

    Përveç punës së bërë me propocionet dhe me shprehinë e fytyrës, e cila nuk ngjan fare me atë që jemi mësuar që të shohim për heronë tonë, vihet re edhe mungesa e kalit të tij. Kali përdoret si simbol që ka shoqëruar heroin në betejat e tij më të rëndësishme, por artisti duket se nuk e ka parë të arsyeshme.

     

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

     

    Por kjo nuk është e vetmja statujë që ka dështuar në realizimin e saj. Siç shihet edhe në foton e mëposhtme as me “Bacën Adem” nuk janë treguar bujar. Trupi i heroit Adem Jashari është më dispropocional se mund të imagjinohej, duke ngjarë më shumë me veprën e një artisti fillestar.

    Adem Jashari

    As djali i Jashar Jasharit, Ismeti, nuk i ka shpëtuar aksidenteve të tilla… Në një bust tijin të vendosur disa vite në Kumanovë, dukej qartë që nuk kishte lidhje me versionin real të një prej komandantëve më emblematikë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Ismet Jashari

    Shkurt artistët shqiptarë duket se nuk janë të mësuar që të gdhendin statuja, dhe në vend të nderojnë aktin dhe veprën e heronjëve të vendit që dhanë jetën e tyre për liri, po përdhosin figurat e tyre. 

    (k.m/dosja.al)

    Shto Koment