Politike

PERLA në Kuvend, Kujtim Gjuzi i pret fjalën Ramës, Kryeministri: Lartmadhëri, të lutem!

Deputeti Kujtim Gjuzi, i ardhur në Parlament nga listat e Partisë Demokratike, ka që prej ditës së parë që ka hyrë në Kuvend, që kërkon praninë e kryeministrit Edi Rama.

TIRANE- Kujtim Gjuzi i ka ndërprerë fjalën Ramës në Kuvend. Kryeministri po fliste për datën e zgjedhjeve dhe po thoshte që data 30 qershor është e panegociueshme. Rama e quajti Gjuzin “Kujtim Gjuzi i Parë”.

“Data 30 qershor buron nga Kushtetuta, si përcaktim i … Për ata që s’kanë zë në sallë, kam fatin të ndërpritem nga lartmadhëria e tij, Kujtim Gjuzi i Parë. Mos më ndërprit të lutem dhe reflekto edukatën monarkike. Kemi bërë progres, nga Flamuri pa shkop, tek Gjuzi i Parë. I japim tharm seancës ndërprerjet në parlament ndryshe nga ndërprerjet e shkopit pa flamur”-tha Rama. 

Deputeti Kujtim Gjuzi, i ardhur në Parlament nga listat e Partisë Demokratike, ka që prej ditës së parë që ka hyrë në Kuvend, që kërkon praninë e kryeministrit Edi Rama. Gjuzi, ka thënë se me të nuk bëhet shaka, por sot që Ramës i ndërpreu fjalën, Gjuzi kërkoi ndjesë. Pritet të shohim si do të vijojë kjo përballje.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ditën e sotme u mblodh Kuvendi, ku Kryeministri Edi Rama e përdori seancën e sotme për t’i bërë apel opozitës që të bashkojë zërin me mazhorancën për hir të negociatave me BE. Soreca i dorëzoi sot progres-raportin Ruçit dhe kërkoi që të bëhet më shumë punë për të bindur BE.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment