Aktualitet

Perla e Pjerin Ndreut: 80% prej jush, popull i zakonshëm, besoni mediat dhe akuzoni Ramën

Sipas Ndreut, 80% e pupullit janë ordinary people (njerëz të zakonshëm) që e marrin si të mirëqenë atë që dëgjojnë në media, referuar anglezëve.
Featured image of article: Perla e Pjerin Ndreut: 80% prej jush, popull i zakonshëm, besoni mediat dhe akuzoni Ramën Pjerin Ndreu

TIRANË– Për Pjerin Ndreun, 80 % e njerëzve janë një popull i zakonshëm që akuzojnë kryeministrin Edi Rama si shkaktar të problemeve të Reformës në Drejtësi.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Ndreu shkruan se këta persona që hedhin akuza ndaj kryeministri, ose bëjnë sikur sdinë gjë, ose kanë varë shpresat tek disinformacioni të cilin e kanë dhe medaljen me të cilën duan të vijnë në pushtet

Sipas Ndreut, 80% e pupullit janë ordinary people (njerëz të zakonshëm) që e marrin si të mirëqenë atë që dëgjojnë në media, referuar anglezëve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Statusi i plotë

Loja politike e shëmtuar e opozitës me Reformën në Drejtësi vazhdon pa pikën e turpit. Duke etiketu Ramën si shkaktar të problemeve të reformes, këta ose bëjnë sikur sdinë gjë, ose kanë varë shpresat tek disinformacioni të cilin e kanë dhe medaljen me të cilën duan të vijnë në pushtet! A thua se nuk ishin ata që votuan në parlament vetë Reformën, dhe bëjnë sikur ishin në henë jo në parlament! Sot ska as ramareformë, as bashareformë e as sali e ilirreformë, por Reformë për Drejtësi! Ajo që dihet është se në sallë ca hynë me dëshire, ca me urdhër nga larg, ca se ngelën vetëm dhe erdhën të pikëlluar, por me betimin se rrugës do venin ca mina për ta hedhë në erë. Dhe i vunë! Por nuk e ndalën dot, por e raskapitën duke e bërë të çalojë e të ecë avash! Reforma po shërohet dhe do ecë, pa mendjelehtësinë e djegies së mandateve, pa tymin e molotovëve të protestuesve ndaj institutioneve dhe me fuqinë e zbehur të flamurtarëve të krijimit të një qeverie gjoja pa Ramën, ku domosdo duhej të zhbehej Reforma! Zullumi që i është shkaktuar vendit, gjoja se po luftohet qeveria e korruptuar duke luftuar ndertimin e institucioneve antikorrupsion, është maskarada më e madhe që ka ndodhur në këtë vend! Por 80% e pupullit janë ordinary people (njerëz të zakonshëm) që e marrin si të mirëqenë atë që dëgjojnë në media, thonë anglezet. Me këtë filozofi, janë derdhur hordhitë e opozitës me disinformacione banale me qëllimin e vetëm që të helmojnë shpirtin e njerëzve, të shkatërrojnë Reformën dhe të qeverisin pa andralla! Rruga pa krye ku është futë opozita ka ndarë si duket rreshtat brenda saj. Ata që duan vendin e kanë kuptuar lojën dhe djallëzine e dirigjentit, ndërsa pjesa tjetër e dehur nga aroma e ardhjes në pushtet nuk duan tja dinë se ata që pretendojnë të vijnë janë 100 herë më të rrezikshëm në korrupsion. Ndaj them se halli për të ardhë në pushtet duke patur në mendje zhberjen e Reformës në Drejtësi, është humor i zi në kurrizin e kërrusur të shqiptarëve!

(f.m/dosja.al)

Shto Koment