
ITALI – Lajme jo të mira vinë nga gadishulli Apenin. Portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, i cili aktivizohet me skuadrën e Spalit, siç komunikoi klubi emilian, u shtruar në spital për mbikqyrje më të rreptë mjekësore, pas përkeqësimit të gjendjes së tij klinike.
Siç raportohet edhe nga mediat italiane, “gardiani” i kombëtares shqiptare ka rezultuar i infektuar nga Covid-19 që nga 27 nëntori dhe menjëherë është vet-izoluar për t’u kuruar në banesën e tij dhe shmangur kontaktet me të tjerët.
Por, mesa duket, kurimi dhe karantinimi i Berishës nuk ka qenë i mjafteshëm, duke diktuar nevojën e shtrimit të tij në spital, për të patur edhe një ndihmë dhe kujdes më të specializuar nga stafet mjekësore.
“SPAL komunikon se në vijim të pozitivitetit ndaj COVID-19 të konstatuar më 27 nëntor, portieri Etrit Berisha është shtruar në repartin e specializuar COVID-19 në spitalin e Komos për të bërë verifikimet klinike të rastit”, shkruhej në njoftimin të klubit emilian të Ferrarës.
B.T (Dosja.al)