Politike

Takim me kryeministrin, Haradinaj ironizon Ramën: S’ka logjikë, i padituri s’mund të takohet me…

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka lënë të kuptohet se nuk do të takohet me Ramën duke risjellë në vëmendje edhe procesin gjyqësor që kanë së bashku.
Featured image of article: Takim me kryeministrin, Haradinaj ironizon Ramën: S’ka logjikë, i padituri s’mund të takohet me… Ramush Raradinaj dhe Edi Rama
Përditësuar:

KOSOVË– Ditën e sotme në emisionin “DebatPlus” të TV Dukagjini, ka qenë i ftuar ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i cili nuk i ka shpëtuar pyetjes për një takim me kryeministrin Edi Rama, i cili ndodhet në Kosovë.

Në përgjigjen e tij, Haradinaj ka lënë të kuptohet se nuk do të takohet me Ramën duke risjellë në vëmendje edhe procesin gjyqësor që kanë së bashku. 

“I padituri nuk mund të takohet me të diturin. Kjo s’ka kurrfarë logjike. Nuk ndihem mirë që si i paditur të takohem me askënd e as me zotin Edi Rama”, tha Haradinaj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kujtojmë që Rama së fundmi ka vizituar Kosovën dhe ka takuar politikanët e vendit, duke përjashtuar sot ish-kryeministrin Ramush Haradinaj. Nuk dihet se cilin prej përfaqësuesëve të AAK-së (parti ku bën pjesë edhe Haradinaj) do të takojë Rama nesër, pasi do të vijojë me vizitat në zyrat e politikanëve. 

Kryeministri e ka paditur Haradinajn për shpifje, pasi e konsideron të gënjeshtërt deklaratën e tij se Rama kishte lidhje me idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment