Politike

Përjashtimi i Berishës! Anëtari i FRPD SHPJEGON kërkesën për referendumin e brendshëm: Jemi në prag të një konflikti, Këlliçi përfaqësonin “unin” e tij

VIDEO
Në një deklaratë për mediat, ai është shprehur se vendimi i kryedemokratit Lulzim Basha ka nxitur konflikt mes anëtarëve dhe strukturave të Partisë Demokratike. 
Featured image of article: Përjashtimi i Berishës! Anëtari i FRPD SHPJEGON kërkesën për referendumin e brendshëm: Jemi në prag të një konflikti, Këlliçi përfaqësonin “unin” e tij Xhuljan Guce

TIRANË– Anëtari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Xhuliano Guçe ka shpjeguar kërkesën për referendum brenda partisë për përjashtimin nga grupi parlamentar të ish-kryeministrit Sali Berisha. Në një deklaratë për mediat, ai është shprehur se vendimi i kryedemokratit Lulzim Basha ka nxitur konflikt mes anëtarëve dhe strukturave të Partisë Demokratike.

Ndër të tjera ai shton se për vendimin e marrë duhej gjykimi i të gjithë anëtarëve pasi bëhej fjalë për largimin e liderit historik të partisë, e një prej themeluesëve të saj. Po ashtu shtoi se dokumenti ishte depozituar mëngjesin e sotëm dhe se priste një përgjigje pozitive nga sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi.


“Hapat do të diskutohen në një mbledhje të ardhshme. Do të mbajmë një sqarim kundër këtij vendimi që në gjykimin tonë nuk është i duhuri. Do të marrim mendimin e të gjithë anëtarëve sepse bëhet fjalë për liderin historik. Jemi në prag të një konflikti mes anëtarëve dhe strukturave. Peticioni i drejtohet strukturave. Jemi në pritje të një përgjigjeje nga Bardhi, besojmë që të do të jetë pozitivë. 3/4 e anëtarëve e kanë firmosur, përfshirë sekretarin e Përgjithshëm. Anëtarët duhet ta ndajmë nëse është apo jo vendimi i duhur. Belind Këlliçi është deputet dhe përfaqëson unin e vet, ne flasim si strukturë. Kemi një detyrim kundrejt anëtarëve tanë,“-tha ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sot, Kryesia e Forumit Rinor të Partisë Demokratike depozitoi shkresën me firmat e 30 anëtarët e Kryesisë së FRPD. Kjo lëvizje në forumin e të rinjve të Partisë Demokratike vjen një ditë para se ish-kryeministri Sali Berisha të nisë turin e takimeve në bazë.

Berisha pritet të takojë nesër anëtarësinë e Partisë Demokratike dhe më pas do të shkojë në Shkodër dhe qytetet e tjera të Shqipërisë. Ai u përjashtua më 9 shtator 2021 nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, pas presionit që SHBA ushtruan mbi kryetarin Lulzim Basha. Basha dhe Berisha kanë hyrë tashmë në një përplasje me njëri-tjetrin ku ish-kryeministri e akuzon për shitje të interesave të PD, përfitime personale dhe bashkëpunim me Edi Ramën.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment