Bota

Periudha e festave, italianët harrojnë Covid-19, dynden në qendrat tregtare

Në një intervistë për mediat ai u shpreh se këto dyndje të qytetarëve i kujtojnë verën dhe të gjithë vështirësitë që hoqën në atë kohë.
Featured image of article: Periudha e festave, italianët harrojnë Covid-19, dynden në qendrat tregtare Foto Ilustruese

ITALI-Qytetarët italianë duket se kanë harruar virusin dhe kanë vështruar në qendrat tregtare për shkak të uljeve të “të premtes së zezë”. Në lidhje me këto dyndje të qytetarëve ditën e fundit ka reaguar guvernatori i Piemontes, Alberto Ciro. Në një intervistë për mediat ai u shpreh se këto dyndje të qytetarëve i kujtojnë verën dhe të gjithë vështirësitë që hoqën në atë kohë. Më tej, ai tha se në lidhje me këto vërshime që po bëhen nga qytetarët nëpër qendrat tregtare do të prefektit që të marrë masa të menjëhershme.

 “Ajo që pashë dje në disa rrugë në Torino është diçka që më kujton verën dhe ne nuk mund ta përballojmë. Këtë mëngjes do të marr pjesë në Komitetin për Rendin Publik dhe do t’i kërkoj prefektit ndërhyrje shumë rigoroze”, tha ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Që nga fillimi i pandemisë dhe deri tani në Itali janë registruar 1,585,178 persona me Covid-19 ndërsa 54,904 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment