Politike

Përgjimi i Zaev, Gjosha: U zbuluan disa të vërteta të trishta, të ndërhyjë Samiti i Berlinit

Ajo shton se ky Samit duhet të ndalë hapjen e “Kutisë së Pandorës” në Ballkan ku mund të ketë ëkrkesa për ndryshim kufijsht.
Featured image of article: Përgjimi i Zaev, Gjosha: U zbuluan disa të vërteta të trishta, të ndërhyjë Samiti i Berlinit Klajda Gjosha, ish- ministre e Integrimit

TIRANË– Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, duke komentuar përgjimin e kryeministrit Zaev që zbulonte projektin për ndarjen e Kosovës, shprehet se Samiti i Berlinit duhet të dnërhyjë urgjent.

Ajo shton se ky Samit duhet të ndalë hapjen e “Kutisë së Pandorës” në Ballkan ku mund të ketë ëkrkesa për ndryshim kufijsht. “Aventurierët politikë që i shërbejnë sot interesave të ngushta personale, kanë harruar t’i shërbejnë me transparencë dhe përgjegjësi popujve të tyre! Ndoshta këtu kryeministri i vendit tonë do të thyente edhe rekordin!”, shkruan Gjosha.

REAGIM I PLOTË

Përgjimet e Kryeministrit Zaev me Komedianët nxorrën në pah disa të vërteta të trishta që ndoshta të gjithë i dinim, diku i dëgjonim nën zë, por që ishte e vështirë të mbaje një qëndrim duke drejtuar gishtin mes personazheve të njohur të shpalosjes së idesë të shkëmbimit të kufijve të Kosovës, por edhe projekteve të tjera të rrezikshme si Serbia e Madhe!

Politika e Jashtme e Ballkanit Perëndimor duket se po devijon qartë nga perspektiva e përbashkët europiane dhe ky është rreziku më i madh që i kanoset qytetarëve të rajonit tonë por edhe vetë Bashkimit Europian. Aventurierët politikë që i shërbejnë sot interesave të ngushta personale, kanë harruar t’i shërbejnë me transparencë dhe përgjegjësi popujve të tyre! Ndoshta këtu kryeministri i vendit tonë do të thyente edhe rekordin!

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ballkani kërkon njerëz vizionar që në shekullin ku ne jetojmë të mos mendojnë për ndarje apo rishpërndarje kufijsh por mbi çdo gjë tjetër për gjetjen e vlerave të përbashkëta, bashkëpunimin ekonomik pa pengesa dhe respektimin e të drejtave të njeriut në cilindo vend ku ata jetojnë.

Ballkani i izoluar në vetvete dhe me lidera që mendojnë të ruajnë vetëm pushtetin dhe status quo-n e tyre, duke shkelur çdo prioritet kombëtar e rajonal, mund të kthehet shumë shpejt në një rajon që vë në rrezik stabilitetin dhe sigurinë europine!

Samiti i Berlinit duhet në mënyrë urgjente të pasojë me hapat e rradhës për të parandaluar këtë skenar që mund të na cojë drejt hapjes së “Kutisë së Pandorës”!

Kryeministri Zoran Zaev ka rënë pre e përgjimeve. Ai është telefonuar nga komedianët rusë Vladimir Kuzencov dhe Leksus Aleksej, të cilët hiqeshin si ish-presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko. Të dy kanë diskutuar edhe mbi marrëdhëniet Kosovë-Serbi. Zaev pranoi bisedën por theksoi se nuk jep dorëheqjen. Opozita pret largimin e tij.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment