Politike

Përgjimi 11/ Pjerin Ndreu bisedë me drejtorin e Arsimit në Dibër: Thuaji të dalë hapur me PS, ndryshe fluturon

Deputeti i PS Pjerin Ndreu ka marrë në telefon drejtorin e arsimit në Dibër, Drini Gjeçin duke i kërkuar që një prej vartësve të tij të dalë hapur me votën.
Featured image of article: Përgjimi 11/ Pjerin Ndreu bisedë me drejtorin e Arsimit në Dibër: Thuaji të dalë hapur me PS, ndryshe fluturon Pjerin Ndreu

GJERMANI– Në një prej përgjimeve të publikuara nga “BILD”, deputeti i PS Pjerin Ndreu ka marrë në telefon drejtorin e arsimit në Dibër, Drini Gjeçin.

Gjatë telefonatës, Ndreu i ka kërkuar Gjeçit që të telefonojë drejtorin e një shkolle në fshatin Reç për të dalë hapur me votën për PS-në. 

BISEDA TELEFONIKE:

Pjerin Ndreu: Mirëmëngjes

Drini Gjeçi: Mirëmëngjes

Pjerin Ndreu: Pjerin Ndreu jam. Si kalove?

Drini Gjeçi: Po Pjerin. Si kalove?

Pjerin Ndreu: Si je a je mirë? Si shkon?

Drini Gjeçi: Mirë

Pjerin Ndreu: Bëji një telefon këtij Reshat Elezi, nga Reçi. I thuaj shkollës që ta deklarojnë votën hapur, sepse këto poshtë e përpjetë nuk janë shumë të këndshme. Thuaj dilni hapur me votën përndryshe ditën e hënë tregojani se ku fluturon

Drini Gjeçi: Reshat Elezaj?

Pjerin Ndreu: Po

Drini Gjeçi: Flas unë tashi me të

Pjerin Ndreu: Tregoi se ku fluturon të hënën. Thuaji ta deklarojë hapur për PS-në. Ta deklarojë hapur. Ose më mirë të gjej vend e të futet.

Drini Gjeçi: Pa merak se e mbyll unë këtë punë.

Kujtojmë se sot gazeta Gjermane Bild” ka publikuar sot 16 përgjime në lidhje me dosjen 184. Bisedat telefonike të publikuara nga Peter Tiede, mësohet se janë zhvilluar në 2017 para dhe gjatë ditës së votimit për zgjedhjet lokale. Në përgjime janë kapur disa eksponent të PS, drejtora rajonal, deputet e ish-minsitra, por dhe vet kryeministri Edi Rama. Në telefonat e përgjuara dëgjohen zërat e Ramës, Gjiknurit, Pjerin Ndreut, Artan Gaçit, Arben Keshi, Sali Skura etij. Pas këtij lajmi ka reaguar dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda e cila ka nisur hetime për nxjerrje të sekretit hetimor, ndërsa Rama nxit për të nxjerrë të vërtetën deri në fund.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment