Rajoni

“Përgjimet”/ Zoran Zaev flet për komunikimin me komedianët rusë: Kam thënë ato që kam dëgjuar në medie

Zoran Zaev ka deklaruar se nuk është në dijeni të një plani të fshehtë për ndarjen e Kosovës. Ai thekson se me rusët ka folur vetëm për ato që kishte dëgjuar në media.
Featured image of article: “Përgjimet”/ Zoran Zaev flet për komunikimin me komedianët rusë: Kam thënë ato që kam dëgjuar në medie

MAQEDONI E VERIUT- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka deklaruar se nuk është në dijeni të një plani të fshehtë për ndarjen e Kosovës. 

Zaev ka folur një ditë pas publikimit të regjistrimeve me dy komedianët rusë që shtireshin si ish-presidenti ukrainas Petro Poroshenko dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, ai thekson se ka folur vetëm për ato që kishte dëgjuar në media, raporton Ina.

Unë edhe aty ku flas, them se kam dëgjuar. Askush me mua nuk ka ndarë informata të tilla, as pala kosovare, e as pala serbe, sepse ai është problem bilateral. Ne jemi këtu si miq që duan zgjidhje. Detaje me ne nuk ka ndarë askush, të gjithë ne kemi folur nga ajo që e kemi dëgjuar që është publikuar në media”, u shpreh Zaev.

Kryeministri Zoran Zaev ka rënë pre e përgjimeve. Ai është telefonuar nga komedianët rusë Vladimir Kuzencov dhe Leksus Aleksej, të cilët hiqeshin si ish-presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko. Të dy kanë diskutuar edhe mbi marrëdhëniet Kosovë-Serbi. Zaev pranoi bisedën por theksoi se nuk jep dorëheqjen. Opozita pret largimin e tij.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment