BotaKuriozitete

Përgjimet/ Whatsapp “spiunon” qeveri dhe ushtri në 20 vende të botës

Whatsapp ka dorëzuar të martën aktakuzën kundër firmës izraelite të softwarëve NSO Group. Kjo firmë akuzohet, se ka zhvilluar një program spiunazhi dhe e ka shitur atë, duke shfrytëzuar një boshllëk sigurie në serverat e Whatsapp-it.
Featured image of article: Përgjimet/ Whatsapp “spiunon” qeveri dhe ushtri në 20 vende të botës Foto ilustruese

Një numër jo i vogël anëtarësh nga qeveri dhe ushtri të të paktën 20 vendeve të botës sipas të dhënave të qarqeve të brendshme kanë qenë objekt përgjimi përmes shërbimit të mesazhit, Whatsapp.

Këtë ia kanë konfirmuar agjencisë Reuters disa persona, që janë ngarkuar me një hetim të brendshëm të degës së Facebook-ut, Whatsapp. Me një software spiunazhi mund të përgjoheshin smartphonët e të prekurve.

Whatsapp ka dorëzuar të martën aktakuzën kundër firmës izraelite të softwarëve NSO Group. Kjo firmë akuzohet, se ka zhvilluar një program spiunazhi dhe e ka shitur atë, duke shfrytëzuar një boshllëk sigurie në serverat e Whatsapp-it. Me këtë janë hakeruar smartphonët e më të paktën 1.400 përdoruesve. Të prekur janë edhe gazetarë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut.

NSO kishte deklaruar më parë lidhur me akuza të tilla, se ka shitur programe spiunazhi vetëm për qeveritë që i përdorin ato në luftën kundër terrorit apo kriminalitetit. Për akuzat e reja NSO nuk është prononcuar. Kreu i Whatsapp-it, Will Cathcart ka deklaruar se ky grup paraqitet se punon me përgjegjësi për qeveritë. “Por ne kemi zbuluar, se më shumë se 100 gazetarë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut në majin e kaluar kanë qenë objekt sulmi. Ky keqpërdorim duhet të marrë fund.”

Marrë nga DW

(a.m/dosja.al)

Shto Koment