Politike

Përgjimet/ “T’ju vijë turp, karagjoslliqe, po digjet PS”, Alizoti debat të ashpër me Pezën dhe Ndrecën (VD)

  • “Bild” nuk ndalet, publikon 10 përgjime të reja për dosjen 184, të përfshirë Gjiknuri, Qefalia, Tahiri dhe Ymer Lala
  • Për përgjimet e Bild, Tomor Alizoti ka pasur një debat të ashpër me Alfred Pezën dhe Plarent Ndrecën. 
    Featured image of article: Përgjimet/ “T’ju vijë turp, karagjoslliqe, po digjet PS”, Alizoti debat të ashpër me Pezën dhe Ndrecën (VD) Alfred Peza. Plarent Ndreca dhe Tomor Alizoti

    Tiranë- Mbrëmjen e djeshme në emionin “Opinon”  të Blendi Fevziut zyrtari i PD-së Tomor Alizoti i ka cilësuar si një turp të madh përgjimet reja të Bild.  Për këtë çështje ai pati një debat edhe me Alfred Pezën dhe Plarent Ndrecën.

    “Duhet t’ju vijë turp. Ky vend po digjet. Ti më thua mua ç’është kjo? Presidenti duan ta shkarkojnë. Vetë duan me hy, bijtë e baballarëve.. bijtë e bllokmenëve. Aty po digjet gjithë e gjithë kupola e  PS.”, u shpreh Alizoti ndër të tjera ndaj Pezë dhe Ndrecës.

    DEBATI: 

    Tomor Alizoti: Në Austri u përgjua vetëm zv.kancelari që nuk ishte i partisë së kursit dhe ra e gjithë qeveria dhe hynë në zgjedhje të parakohshme.

    Plarent Ndreca: Dhe e pranoi vetë…

    Tomor Alizoti: Nuk të ndërpreva asnjë sekondë…

    Blendi Fevziu: Vazhdo fol me mua, fol për publikun…

    Tomor Alizoti:  Unë jam një njeri që kam edukatë…

    Blendi Fevziu: O Alizoti po ikin minutat…ka mundësi të marrësh pjesën tënde…

    Tomor Alizoti: Kjo  është një lloj problemi që çdo lloj teme, krize ky e kthen në cic micë…Kjo është një krizë tragjedi. Kjo është si në Meksike si El Chapo aty është gjithë kupola e PS e përfshirë në krim elektoral. Dhe është përgjim me vendim elektoral. Dhe është përgjim me vendim gjykate, unë nuk e di si del e mbron….

    Plarent Ndreca: Ku është vendimi? Ju flisni për fakte që nuk ekzitojnë…

    Tomor Alizoti: Përgjimi. Unë nuk e di si del e mbron ti atë. Ai është një turp i madh .. si dilni dhe mbroni.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Plarent Ndreca: Ju flisni për fakte..ju flisni për fakte që nuk ekzitojnë…

    Tomor Alizoti: Aty është ministri është shefi elektoral është Damian Gjiknuri, që thotë do të sjell ca çuna problematik. Ç’punë ka një ministër me çuna problematik? Të të vijë turp ( i drejtohet Alfred Pezës).

    Alfred Peza: Leri turpet e mija…merru me çështjen. Nuk keni argumenta na shikoni ne dhe ju dukemi si argumente, keni ardhur pa përgatitur.

    Tomor Alizoti: Duhet t’ju vijë turp. Ky vend po digjet. Ti më thua mua çështë kjo? Presidenti duan ta shkarkojnë. Vetë duan me hy, bijtë e baballarëve.. bijtë e bllokmenëve. Aty po digjet gjithë e gjithë kupola e  PS.

    Alfred Peza: Këto janë parrulla…

    Blendi Fevziu:  Ministri, kryetari i Komisionit të Sigurisë, Kryetari i Komisionit të Ligjeve….

    Tomor Alizoti: Kryetari i Komisionit të ligjeve, i cili ka ndikuar për emërimin e Arta Markut dhe do të bëjë reformën në Drejtësi është Komisioni i nivelit të katërt në përgjegjësi…turp i shteti dhe këta bëjnë karagjoslliqe, t’ju vijë turp.

     

    J.V/Dosja.al

     

    Shto Koment