LIVE UPDATES
Editorial

Përgjimet, “të harrosh ujkun e të merresh me gjurmët!”

5 Qershor 2019, 16:02 Nga DOSJA
Përgjimet, “të harrosh ujkun e të merresh me

Të gjithë besoj e keni parasysh atë skenën, kur burri kthehet më herët se zakonisht nga puna dhe kap gruan me dashnorin. Ajo e kapur në kurth dhe në panik, bën sikur po e ndihmon, duke i thënë të shoqit se është hidrauliku dhe se i kishte rënë të fikët.

Në një situatë të ngjashme, e kapur në kurth, pas publikimeve të njëpasnjëshme, fillimisht nga “Zëri i Amerikës”, e më pas dy herë nga gjermania “Bild” (më e fundit sot), propaganda qeveritare është angazhuar e gjitha për të zbuluar “gjurmët”, ndërkohë që para shqiptarëve ka dalë “ujku”.

Fillimisht, një nga eksponentët e Partisë Socialiste, që jo rastësisht drejton edhe Komisionin e Ligjeve, doli në një konferencë urgjente nga kryesia e Kuvendit, për të thënë se “prokuroria duhet të hetojë për nxjerrjen e sekretit hetimor në rastin e përgjimeve”. Dhe prokuroria e vuri menjëherë në zbatim këtë direktivë, duke reaguar këtë herë thuajse në kohë reale, ndërkohë që prej muajsh me rradhë nuk bën asnjë lëvizje për shumë dosje që flenë, përfshirë edhe ato më të bujshmet 339/1 dhe 184. Ndërkohë, të përfshirët direkt në audiopërgjim ishin udhëzuar për të bërë “të paditurin”, madje në disa raste duke mohuar vëllain, ose qoftë edhe vetë partinë, me qëllim që të mos jepnin asnjë qëndrim që do të kompromentonte më shumë pozitat e tyre, siç bëri me kokën e tij pak javë më parë “supermeni akullore” p.sh.  

Por sigurisht që “pjesën e luanit” kur bëhet fjalë për propagandë e luajnë gjithmonë mediat. Në këtë mënyrë, të etiketuarat si më besniket e pushtetit në vend që të merren me thelbin e përgjimeve dhe me përmbajtjen e tyre janë marrë sot me prokurorinë.

Pra, pak rëndësi ka se çfarë thuhet aty, “armiku i popullit” qënka prokuroria që ka kaluar audio-përgjimet te “Bild”.

Madje ato tentojnë të nxjerrin gënjeshtar gazetarin e “Bild”, duke e bërë atë pak të besueshëm në sytë e publikut, duke përdorur “lojën terminologjike” që gazetari përdor, kur thotë se përgjimet i ka marrë nga policia, kur në fakt këtu tek ne ato i ka prokuroria (ndryshe nga si funksionojnë hallkat e hetimit në Gjermani).

Ose duke e lidhur atë me mediat pranë PD, apo edhe më tej me kohën e publikimit të përgjimeve, që përkon me vizitën e kryedemokratit Basha në Berlin, duke hedhur hipotezën se ato i janë dhënë dorazi gazetarit të “Bild” nga vetë kreu i opozitës.

Paralelisht me kundërsulmin e propagandës mediatike, vetë Rama dhe të tijtë janë udhëzuar të bëjnë sikur nuk ka ndodhur asgjë, duke vijuar “normalisht” me aktivitetet e fushatës. Kjo në fakt është një strategji e përdorur edhe në rastin e “bombave” të tjera që janë publikuar në formën e skandaleve, kur fillimisht Kryeministri i është shmangur “valës së parë të goditjeve”, e më pas ka dalë nëpër konferenca mediatike apo emisione televizive për të “zhbërë” gjithçka me një “shpifje, shpifje, shpifje”, ose “jo, jo, jo”. Këtë herë ndoshta mund të tregohet pak më i moderuar, duke thënë se gjithçka e publikuar i përket një çështje e cila është nën hetim nga prokuroria, e si e tillë ai nuk mund të komentojë. Përsa kohë drejtësia nuk ka dhënë një verdikt, të gjithë jemi të pafajshëm, apo nuk është kështu?

Në fund të fundit, çudia më e madhe 3 ditë zgjat në Shqipëri, e pastaj del diçka tjetër e harrohet gjithçka…

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial dosja 339/1 përgjimet e bild dosja 339/1 përgjimet e bild

Sondazh

Poll
Editorial 5 Qershor 2019, 14:30

“Alo Niçe”, sa kushton tepsia e Edi Ramës

Është fushatë elektorale, 3 qershor 2019. Edi Rama ka një mesazh të koduar për “skifterët” e Laçit: “E keni Italinë si shtëpitë tuaj”. Një ftesë që ...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni