Rajoni

Përgjimet “Reket”, Pendarovski i zhgënjyer nga Janeva: Jam i dëshpëruar…

  • Rasti ‘Zhvatja’/ Sot publikohen ‘bombat’ e reja, paralajmërimi i gazetarit italian
  • Pendarovski ka deklaruar se është i zhgënjyer nga prokurorja Katica Janeva dhe kërkon që të bëhen sa më shpejt hetimet.
    Featured image of article: Përgjimet “Reket”, Pendarovski i zhgënjyer nga Janeva: Jam i dëshpëruar… Stevo Pendarovski

    Maqedoni e Veriut- Pas publikimit të përgjimeve për rastin “Reket” presidenti Stevo Pendarovski është i dëshpëruar nga prokurorja speciale Katica Janeva dhe u bën thirrje institucioneve që ta përfundojnë procedurën e hetimeve.

    “Unë si qytetar, si njeri e jo si president, jam i dëshpëruar…. Janë dëshpëruar edhe pritjet e mia, madje, më së shumti nga njerëzit prej të cilëve prisnim që të luftonin për shtet të së drejtës. Si president i të gjithë qytetarëve, kërkoj përfundim të shpejtë, efektiv dhe në themel të hetimit, duke respektuar parimin e prezumimit të pafajësisë. E dyta, nëse ka prova, le të ngrihen aktakuza për të gjithë, pa marrë parasysh a janë bartës të funksioneve publike apo jo. E treta, përveç përgjegjësisë penalo-juridike nëse ka apo çfarëdo ndërlidhje me rastin, në kuptim të dhënies së mbrojtjes për personat nën hetime, këmbëngul në përgjegjësi politike, pa marrë parasysh a janë nga pushteti apo opozita, të gjithë ata, emrat e të cilëve janë përmendur, qëllimisht apo jo, me vet-iniciativë të japin deklaratë para prokurorit kompetent, me qëllim që të dëshmojnë se para ligjeve të gjithë jemi të barabartë. Dhe e katërta, si president, ofroj mbështetjen time të plotë për institucionet kompetente për mbrojtjen e sigurisë nacionale, qoftë nga brenda apo nga jashtë- deklaroi Stevo Pendarovski.

    Pendarovski pret që mediat të rrisin monitorimin e lajmeve të rreme pasi ato synojnë të minojnë besimin e qytetarëve dhe institucioneve shtetërore. Sidoqoftë, ai beson se Prokuroria Speciale Publike i duhet shtetit.

    Ai theksoi në deklaratën e tij se që prej javës së kaluar nuk ka komunikuar  me Zaev për përgjimet.

    J.V/Dosja.al 

    Shto Koment