SPAK pushton Bashkinë e Tiranës, 8 flet-arreste për “3 Drejtorët” e Veliajt, Qato dhe Molla në burg
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
VLORË– Policia e Vlorës ka arrestuar një ish-polic në Vlorë pasi akuzohet se ka bashkëpunuar në trafikun e drogës në çështjen e Treblovës. Dosja.al mëson se bëhet fjalë për ish-policin, inspektor i Antikrimit, Renato Avdulaj, 38 vjeç, banues në Vlorë.
Renato Avdulaj është arrestuar pas më shumë se 3 vite kohë që ka qenë i shpallur në kërkim për trafikun e 2.4 tonëve drogë që u sekuestruan në Treblovë të Vlorës në vitin 2016.
Gjykata e Krimeve të Rënda kishte përcaktuar për Avdulajn masën e arrestit me burg në mungesë, ndërkohë që prokuroria e akuzon për shpërdorim detyre. Çështja e ish-policit do të gjykohet e ndarë nga ajo e grupit të Treblovës. Ai u zbulua nga përgjimet e grupit.
Njoftimi i policisë:
Policia ka kapur dhe ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim, R.A., 38 vjeç, banues në Vlorë. Ndaj tij Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendim nr.302, datë 01.10.2016 ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest me burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, dhe “Grup i strukturuar kriminal”. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë.
Grupi i Treblovës, kanabisi që kultivohej nëpër parcela
Në 1 tetor të 2016-ës, një aksion i policisë dhe prokurorisë u finalizua me arrestimin e 8 personave që akuzohen se janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Prokuroria çoi dosjen në gjykatë, pasi akuzohen se kultivonin kanabis sativa në fshatrat Vezhdanisht-Treblovë, në Vlorë.
Në këtë operacion u sekuestruan 2.4 tonë kanabis, një pjesë e lëndës narkotike ndodhej në parcela e një tjetër në proces tharjeje.
Koka e grupit kriminal u akuzua se ishte Taulant Haxhiraj, që dyshohet se bashkëpunonte me policin Renato Avdulaj. Këta kishin për detyrë marrjen e masave konkrete për kultivimin, magazinimin dhe më tej, shpërndarjen e lëndës narkotike.
Haxhiraj është dënuar me 9 vite burg, bashkë me disa anëtarë të tjerë të bandës. Marjus Bajrami është dënuar me 8 vite burg, ndërsa Xhovalin Baco me 4 vite, pasi përfituan nga gjykimi i shkurtuar.
(F.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Ndodh edhe kështu! Ismet Hilaj, i cili mbledh shishe e kanaçe në Tiranë, është gjendur para një situate, jo fort të zakonshme për të, mes shisheve plasti...
TIRANE-Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha ka reaguar pas vendimit të gjykatës së Floridas që rrëzonte padinë e Berishës, për gazetarin Guy...
U aksidentua apo e vranë në Nju Jork? Vdekja e legjendës se peshëngritjes shqiptare, Aleksandër Kondo, vijon të jetë e mbuluar me mister, edhe sot pas më shumë ...
Shkodër: Për 12 të arrestuarit si pjesë e grupit që vinin gjoba në Shkodër, gjykata vendosi dy ditë më parë masën e sigurisë “arrest me burg”. (lexo këtu)Për kë...
MIRDITË- Fenomeni i ndërtimit të HEC-eve në Valbonë ka ngritur në revoltë edhe banorët e Mirditës, të cilët, ditën e djeshme, u bënë bashkë për ti thënë jo...
TIRANË- Kryetarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, Ornela Naqellari kaloi vettingun më 13 mars, por KPK ka rihapur hetim ndaj saj, duke ngritur dyshim...
TIRANË- Partitë politike duket se kanë probleme me deklarimin e saktë të të dhënave pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Tiranës, pasi të paktën 62 prej t...
Tiranë- Diktatori Enver Hoxha pasi prishi marrëdhëniet me Jugosllavinë, nisi një kapitull të ri. Ai u rreshtua në krahë të Bashkimit Sovjetik dhe që nga viti 1...
TIRANË- Këto janë titujt kryesor në mediet online më të rëndësishme në Shqipëri.Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ...
Apartamentet luksoze në zonat qendrore në Tiranë po kapin majat, teksa një sërë projektesh luksoze janë në ndërtim. Çmimet po rriten me shpejtësi dhe po ...