Politike

Përgjimet e Bild/ Ultimatumi i Vasilit: Qeveria të largohet brenda 24 orëve

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili gjatë një deklaratë për mediet, ka reaguar lidhur me përgjimet e bërë publike sot nga media gjermane ‘Bild’, ku në to përmenden kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako dhe pjestarë të Avdylajve.

Gjatë fjalës së tij, Vasili ka dhenë ultimatumin që kryeministri Rama të japë dorëheqjen dhe për këtë i ka bërë thirrje popullit të veprojë.

Shqiptarët panë se si kriminelët puthen me njëri tjetrin. Kur troket në dyert e Rilindjes si në të kriminelëve. Rilindja i ka shitur shtetin kriminelëve. Sot është dita për tu ndarë një herë e përgjithmonë nga ky pushtet. Që nga ky çast nuk duhet të qëndrojë më as më shumë se 24 orë në ato zyra. Në rast se këta nuk largohen është legjitime që populli të ndajë qëllimet e tij me të gjitha mjetet e mundshme dhe për të vendosur pushtetin e tij në këtë vend. Koha ka mbaruar. Çdo sekondë është krim dhe është atentat ndaj qytetarëve. E vërteta erdhi nga mediat e huaja. Për të parë se si është shembur për dhe pushteti i votës së lirë. Ora e të vërtetës ka mbërritur. Duhet të braktisin zyrat., Ora e hakmarrjet popullore ka ardhur. “ ka deklaruar Vasili.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ditën e sotme prestigjozia gjermane “Bild” ka publikuar audiopërgjime të reja lidhur me të ashtuquajturën “Dosja 339/1, një nga çështjet, hetimi i të cilës bëri që PD ta ketë si çështje kryesore në betejën për rrëzimin e qeverisë.Në përgjime dëgjohet Astrit Abdylaj, i cili përfshihet vetë në fushatën elektorale të PS. Avdyli kërkon që miku i tij, Elton Arbana të jetë pjesë e listës së deputetëve në Durrës, dhe vë në dukje mbështetjen që familja Avdyli ka për deputetin Ilir Ndraxhi. Në bisedat e publikuara Astrit Avdyli zotohet se rezultati i Partisë Socialiste në Durrës do të jetë spektakolar.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment