Politike

Përgjimet e BILD, socialistët kërcënojnë prokurorët: Thashetheme, e politizuar. Gazetarët gërmojnë…

Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj tha se Prokuroria duhet të reagojë lidhur me akuzat që drejtohen nga vendet e tjera për të informuar publikun.
Featured image of article: Përgjimet e BILD, socialistët kërcënojnë prokurorët: Thashetheme, e politizuar. Gazetarët gërmojnë… Fatmir Xhafaj

TIRANË– Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve nuk mbetën pa u diskutuar as  audiopërgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “BILD”.

Gjatë mbledhjes ka folur edhe ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, gjithashtu një prej emrave të përmendur në artikull, si i larguar nga detyra për shkak të lidhjeve me drogën. 

Xhafaj tha se Prokuroria duhet të reagojë lidhur me akuzat që drejtohen nga vendet e tjera për të informuar publikun.

Biseda:

Xhafaj: Më shumë transparencë nga Prokruria në të gjitha nivelet. Të informojë publikun pasi e kemi theksuar në ligjin e ri. Është detyrim ndaj qytetarëve dhe imazhit të vendit. Mos të dalë vetëm policia por edhe prokuroria për këtë ngjarje. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Braho: Dakort me rezolutën, por të bëjmë korrigjime themelore. Sekreti hetimor ka të bëjë në përfundimin me sukses ose jo të koordinimit të sekretit hetimor. Kemi prokuror të politizuar të cilët i përdorin informacione. Duhet manual i posaçëm për rregullat e komunikimit. Gazetarët nuk kanë faj, këtë punë kanë të gërrmojnë. Ka bashkëpunëtor hetimi që duhen ruajtur.

Xhafaj: Kemi akuza nga vende të ndryshme për kriminalitetin shqiptar. Prokuroria duhet të reagojë, sepse nuk është vetëm çështje e qeverisë. Duhet më tepër transparencë. Ta informojë Prokuroria publikun, jo thashethemet e pazareve.

Ditën e sotme prestigjozia gjermane “Bild” ka publikuar audiopërgjime të reja lidhur me të ashtuquajturën “Dosja 339”. Në përgjime dëgjohet Astrit Abdylaj, i cili përfshihet vetë në pazarin e blerjes së votave. Gjithashtu ai vendos mikun e tij në listën shumëemërore duke i premtuar kryeministrit Edi Rama rezultate spektakolare.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment