Politike

Përgjimet e BILD, reagon Donika Prela: Nisim hetimin për nxjerrje sekreti, e paprecendentë

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka njoftuar se ka nisur veprimet për zbulim të sekretit hetimor lidhur me përgjimet e BILD.
Featured image of article: Përgjimet e BILD, reagon Donika Prela: Nisim hetimin për nxjerrje sekreti, e paprecendentë Donika Prela

TIRANË– Pas publikimit të përgjimeve nga e përditshmja BILD për të ashtuquajturën dosjen 184, një reagim ka ardhur edhe nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Në një njoftim për mediat, prokurorja Donika Prela bën me dije se Krimet e Rënda kanë filluar veprimet për zbulim të sekretit hetimor.

Gjithashtu, deklaron se po ndjek me kujdes situatën e paprecedent të krijuar që ka cënuar rëndë imazhin e Prokurorisë Shqiptare dhe që është kryer në shkelje flagrante të ligjit.

NJOFTIMI I PLOTË:

Nisur nga publikimet audio te bera sot me date 17.06.2019 ne gazeten gjermane Bild, Prokuroria e Krimeve të Rënda njofton se ka filluar veprimet hetimore për verifikimin e elementëve të veprës penale të “Zbulimit të akteve ose të dhënave sekrete” të parashikuar nga neni 295/a i K.Penal.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Po bëhet verifikimi me shpejtësi i të gjitha akteve hetimore dhe të CD-ve të përgjimeve me qëllim verifikimin e autenticitetit të audiove të publikuara.

Prokuroria e Krimeve të Rënda deklaron, se po ndjek me kujdes situatën e paprecedent të krijuar që ka cënuar rëndë imazhin e Prokurorisë Shqiptare dhe që është kryer në shkelje flagrante të ligjit.

Ditën e sotme e përditshmja gjermane “BILD” ka publikuar përgjime të reja nga dosja 184, ku të përfshirë ishte edhe kryeministri Edi Rama, ish-ministri Damian Gjiknuri dhe eksponentë të tjerë të PS-së. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment