Politike

Përgjimet e BILD, Kryemadhi: I vunë vulën… Asnjë hap pas!

Kryemadhi ka reaguar pas përgjimeve të publikuara nga BILD.
Featured image of article: Përgjimet e BILD, Kryemadhi: I vunë vulën… Asnjë hap pas! Edi Rama dhe Vangjush Dako

TIRANË- Pas përgjimeve të publikuara nga e përditshmja gjermane BILD, ka reaguar edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kryemadhi shrpehet se “faktet e bëra publike nga gazeta gjermane ‘Bild’, i vënë vulën tjetërsimit të votës nga krimi i organizuar për llogari të Rilindjes”.

Ajo shprehet se duke parë situatën e krijuar, popullin nuk e ndal më asnjë gjë.

Për të ilustruar postimin e saj, Kryemadhi ka publikuar një foto të kryeministrit Edi Rama, me kryebashkiakun Vangjush Dako, ish-ministrin Saimir Tahiri dhe disa persona të tjerë, aë ajo i etiketon si “stafi’ elektoral i Ramës në Durrës. 

Postimi i plotë: 

Faktet e bëra publike nga gazeta gjermane ‘Bild’, i vënë vulën tjetërsimit të votës nga krimi i organizuar për llogari të Rilindjes

Këto fakte janë vetën një pjesë e puzzle-it gjigand të bashkëpunimit të krimit të organizuar me zyrtarët e Rilindjes, të të gjitha niveleve.

Unë kam denoncuar publikisht me fakte, që në tetor të 2017, lidhje të tjera të elementëve kriminalë direkt me Edi Ramën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në fotografi mund të shikoni Edin të rrethuar nga “stafi” i tij elektoral në qarkun e Durrësit. Këto incizime nuk janë rastësi, as të vetmet prova për tjetërsimin e votës së shqiptarëve. Ato shtrihen kudo nga Jugu në Veri. Nga Shkodra në Dibër. Nga Elbasani në Lezhë. Nga Vlora në Berat. Nga Tirana në Fier. Kudo në të gjithë Shqipërinë.

Për çdo shqiptar është më se e qartë:
Krimi i organizuar është ulur këmbëkryq në kutitë e votimit, në Parlament, në karrigen e Kryeministrit, në qeveri.

Zgjedhjet, Parlamenti, Kryeministri dhe Qeveria janë ilegjitime.

Koha e këtij Kryeministri ka mbaruar! Dorëheqja është e vetmja rrugëdalje e tij.
Popullin nuk e ndal dot askush të thotë sot fjalën e tij dhe t’i rikthejë legjitimitetin zgjedhjeve, parlamentit, qeverisë, që sot janë marrë peng nga bandat e Rilindjes.

Asnjë hap pas!

Ditën e sotme, gazeta gjermane “Bild” ka publikuar audiopërgjime të reja lidhur me “Dosjen 339”, një nga çështjet, hetimi i të cilës bëri që PD ta ketë si çështje kryesore në betejën për rrëzimin e qeverisë.Në përgjime dëgjohet Astrit Abdylaj, i cili përfshihet vetë në fushatën elektorale të PS. Avdyli kërkon që miku i tij, Elton Arbana të jetë pjesë e listës së deputetëve në Durrës, dhe vë në dukje mbështetjen që familja Avdyli ka për deputetin Ilir Ndraxhi. Në bisedat e publikuara Astrit Avdyli zotohet se rezultati i Partisë Socialiste në Durrës do të jetë spektakolar.

(B.B/ Dosja.al)

Shto Koment