Aktualitet

Përgjimet e Bild, Klodiana Lala shfaq xhelozinë për gazetarin: Do të doja t’i kisha nxjerrë unë

Gazetarja shqiptare është shprehur se do të donte të kishte qenë ajo pronarja e përgjimeve të publikuara në lidhje me dosjen 339/1.
Featured image of article: Përgjimet e Bild, Klodiana Lala shfaq xhelozinë për gazetarin: Do të doja t’i kisha nxjerrë unë Gazetari gjerman Peter Tiede dhe Klodiana Lala

TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala është shprehur se ndihet xheloze për kolegun e saj gjerman që publikoi përgjimet e “Dosjes 339/1”.

E ftuar në edisionin e lajmeve në News 24 teksa foli për përgjimet e publikuara në gazetën gjermane Bild, gazetarja investigative tha se do të donte të kishte qenë ajo pronarja e këtyre përgjimeve.

Më pas Lala e falenderoi Peter Tiede-n që mundësoi zbardhjen e këtyre përgjimeve.

“Do doja të isha une pronarja. E kam xhelozuar gazetarin, që erdhi dhe na nxori këto. Më ka surprizuar për informacionin që dinte për gjithçka çfarë ndodhte në Shqipëri,”– tha gazetarja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ditën e sotme prestigjozia gjermane “Bild” ka publikuar audiopërgjime të reja lidhur me të ashtuquajturën “Dosja 339/1″një nga çështjet, hetimi i të cilës bëri që PD ta ketë si çështje kryesore në betejën për rrëzimin e qeverisë.Në përgjime dëgjohet Astrit Abdylaj, i cili përfshihet vetë në fushatën elektorale të PS.

Avdyli kërkon që miku i tij, Elton Arbana të jetë pjesë e listës së deputetëve në Durrës, dhe vë në dukje mbështetjen që familja Avdyli ka për deputetin Ilir Ndraxhi. Në bisedat e publikuara Astrit Avdyli zotohet se rezultati i Partisë Socialiste në Durrës do të jetë spektakolar.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment