Politike

Përgjimet e BILD, gazetari gjerman: Qeveria do të më nxjerrë gënjeshtar, artikulli im i përmbysi

Ai shkruan në një status në rrjetet sociale se nuk ka dëshirë të flasë për hetimin apo për personat e përmendur në përgjime pasi ai bëri atë që duhej të bëntë.
Featured image of article: Përgjimet e BILD, gazetari gjerman: Qeveria do të më nxjerrë gënjeshtar, artikulli im i përmbysi Gazetari gjerman Peter Tiede dhe dosja e përgjimeve

TIRANË– Gazetari gjerman Peter Tiede ka reaguar sërish pasi publikoi përgjimet e të ashtuquajturës “Dosja 339/1”. Në një status në rrjetet sociale, Tiede shkruan se qeveria do përpiqet ta nxjerrë gënjeshtar, por që ai nuk ka ndërmend të flasë në lidhje me personat e përgjuar apo hetimet.

Ai shkruan se Shqipëria është kthyer përmbys prej artikullit të tij që u publikua sot.  

“Shqipëria është kthyer përmbysur përsëri për shkak të një artikull që unë publikova. Qeveritarët po përpiqen të më nxjerrin gënjeshtar, por unë i jam  mirënjohës Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm në Tiranë, e cila, konfirmoi vërtetësinë e përmbajtjes së regjistrimeve të përgjimit, të cilat i publikova sot.

Zyra në fjalë paralajmëron të bëhet kujdes në publikimin e përgjimeve (regjistrimeve audio), pasi bëhet fjalë për materiale nën hetim dhe të Prokurorisë,” shkruan Tieder.

Në një reagim më të hershëm, gazetari Peter Tiede, i cili publikoi bisedat, theksoi se në Shqipëri mafia po qeveris vendin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Për shkak se disa policë dhe prokurorë nuk duan të dorëzohen, sepse duan të veprojnë kundër udhëheqjes së korruptuar policore, ne arritëm të sigurojmë materialin,”- shprehej ai. 

Ditën e sotme prestigjozia gjermane “Bild” ka publikuar audiopërgjime të reja lidhur me të ashtuquajturën “Dosja 339/1″një nga çështjet, hetimi i të cilës bëri që PD ta ketë si çështje kryesore në betejën për rrëzimin e qeverisë.Në përgjime dëgjohet Astrit Abdylaj, i cili përfshihet vetë në fushatën elektorale të PS.

Avdyli kërkon që miku i tij, Elton Arbana të jetë pjesë e listës së deputetëve në Durrës, dhe vë në dukje mbështetjen që familja Avdyli ka për deputetin Ilir Ndraxhi. Në bisedat e publikuara Astrit Avdyli zotohet se rezultati i Partisë Socialiste në Durrës do të jetë spektakolar.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment