Politike

Përgjimet e BILD/ Flet deputeti Ilir Ndraxhi: Nuk e njoh Avdylajn

  • 6 përgjimet e BILD/ Astrit Avdyli bën ligjin në Durrës, lidhjet me Ramën e Dakon (E PLOTË)
  • Deputeti Ndraxhi ka folur pas përgjimeve të Bild. Ai është shprehur se nuk e njeh fare Astrit Avdylajn.
    Featured image of article: Përgjimet e BILD/ Flet deputeti Ilir Ndraxhi: Nuk e njoh Avdylajn Ilir Ndraxhi

    Deputeti i PS-së Ilir Ndraxhi i kontaktuar nga Fax News në lidhje me përgjimet e gazetës gjermane BILD është përgjigjur shumë shkurt duke u shprehur se nuk është në dijeni të këtyre fakteve të zbuluara.

    Pyetjes së gazetares Armela Ferko se a është njohur me këto përgjime deputeti Ndraxhi tha: “Jo nuk jam njohur, kam pasur një arsye personale “.

    Gjithashtu deputeti i PS-së, fati i të cilit sipas përgjimeve të publikuara nga BILD, është vendosur nga Astrit Avdylaj, pjesë e klanit kriminal të Avdylajve tha se nuk e njeh fare këtë të fundit.

    Nuk e njoh dhe më vjen keq të flasim për një njeri që nuk e njoh. Këto nuk janë biseda që bëhen kështu“, tha deputeti i i PS-së i qarkut të Durrësit, Ilir Ndraxhi.

    Gjithashtu ai mohoi të ketë kontaktuar për këtë çështje sot me vëllain e tij, Arjan Ndraxhi i cili ka komunikuar personalisht me Astrit Avdylajn sipas përgjimeve të dosjes 339/1. Në këto regjistrime Avdylaj i dha lajmin se pas ndërhyrjeve te Rama, me anë të Vangjush Dakos e listoi asokohe kandidatin Ndraxhi të 10 ose 11-in në listën për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

    Sipas përgjimit të tretë që Bild publikoi në orët e paradites së sotme dëgjohet Astrit Avdylaj kreu i bandës kriminale së Avdulajve në Durrës e Shijak duke biseduar më Arjan Ndraxhin ku i tregon se i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama nëpërmjet Vangjush Dakos kandidimin e vëllait të tij, Ilir Ndraxhin, aktualisht deputet i PS-së në Kuvendin e Shqipërisë. Bëhet fjalë pë fushatën për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

    Avdylaj i thotë se ka marrë një telefonatë ‘nga lart’ duke ia siguruar kandidimin e Ilir Ndraxhit për deputet dhe ‘i betohet’ se do ta surprizojë ‘të gjatin’ me 10 me 0.

    Astrit Avdylaj: Si je Arjan çfarë bëhet.

    Vëllai i Ilir Ndraxhit (deputet i PS-së), Arjan Ndraxhi: Mirë mirë me çunin

    Avdylaj: Të mora për qejf a e kanë thirr a noj gjë, vëllain?

    Vëllai i Ilir Ndraxhit (deputet i PS-së), Arjan Ndraxhi: Jo mor burrë, ai tha që do takohej me ty, ti nuk ishe dje. Ishte dhe ndeshja e Juves nuk e di. Ai tha Juli ka folur, do takohen nesër.
    Mori në darkë dhe tha se do takohet me Ridin, Julin dhe Astritin

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Astrit Avdylaj: Ok

    Vëllai i Ilir Ndraxhit (deputet i PS-së), Arjan Ndraxhi: Do u takonte dhe me atë, me Gjushin në fakt do të takohej te puna.

    Avdylaj: Ok, ok, unë jam duke prit, nesër pasnesër ai (Vangjush Dako) më tha që është e bome. me një fjalë e kena n’xhep, a e kupton vëllain tat

    Jemi duke opritur, ai mtha me 25, ishte eltoni (Elton Arbana) ishte aty e vuni të 10 a 11. Unë jam
    duke punu të lagjia ime, jam tu taku çdo njeri. Nuk kam dalë në pazar. Do ti japim një 10 me zero (Edi Ramës) atij të ‘gjatit’ që të habitet dhe vetë.

    Vëllai i deputetit Ndraxhi: Bëji një telefon Julit, ikni e folni takohuni te puna.

    Avdylaj: Mirë pra o rob zoti

    Vëllai i deputetit Ndraxhi: A e ke numrin e julit

    Avdylaj: Po po e kam

    Vëllai i deputetit Ndraxhi: Faleminderit

    Avdylaj: Ca flet mor

    Marrë nga Faxweb

    Shto Koment