Politike

Tërmet në politikën shqiptare, gazeta gjermane “BILD” hap dosjen ‘339|1’

  • 6 përgjimet e BILD/ Astrit Avdyli bën ligjin në Durrës, lidhjet me Ramën e Dakon
  • Ekskluzive/ Audiopërgjimet, Kryebashkiaku i Shijakut flet për Dosja.al: Nuk jam përfshirë kurrë me Abdylajt
  • Kush është Ivo Doçi që bisedonte me Avdylajn për votat në Durrës(FOTO)
  • Zëri i Amerikës: Vënë në dukje lidhjet e Avdylajve me zyrtarët e lartë të PS
  • Profil/ Kush është Astrit Avdyli, koka e grupit të Shijakut
  • Gazeta gjermane "Bild"ka publikuar audiopërgjime të reja lidhur për “Dosja 339'1". Në përgjime dëgjohet Astrit Abdylaj, i cili përfshihet vetë në fushatën elektorale të PS. Avdyli kërkon që miku i tij, Elton Arbana të jetë pjesë e listës së deputetëve në Durrës, dhe vë në dukje mbështetjen që familja Avdyli ka për deputetin Ilir Ndraxhi.
    Featured image of article: Tërmet në politikën shqiptare, gazeta gjermane “BILD” hap dosjen ‘339|1’

    TIRANË- Gazeta gjermane “Bild”, ka publikuar sot 6 audio-përgjime për”Dosjen 339|1″, ku përmenden kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, kryetari i Bashkisë së Shijakut, Ardian Kokomani, kandidati i PS në Shijak, Elton Arbana dhe të tjerë zyrtarë të lartë të PS në këtë qark.

    Në përgjime dëgjohet Astrit Abdylaj, i cili përfshihet vetë në fushatën elektorale të PS.

    Avdyli kërkon që miku i tij, Elton Arbana të jetë pjesë e listës së deputetëve në Durrës, dhe vë në dukje mbështetjen që familja Avdyli ka për deputetin Ilir Ndraxhi.

    Në bisedat e publikuara Astrit Avdyli zotohet se rezultati i Partisë Socialiste në Durrës do të jetë spektakolar, dhe se kryeministri Edi Rama do të surprizohet.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Këto përgjime kanë hapur një valë debati në politikë, ku opozita ka kërkuar sot, largimin e menjëhershëm të qeverisë Rama.

    Nga ana tjetër, socialistët pretendojnë se në përgjime nuk ka asnjë provë për shit-blerje votash, dhe kërkuan sot përmes Ulsi Manjës, që të nisin hetimet për nxjerrje të sekretit hetimor.

    (f.g/dosja.al)

    • 20:52

      Të rinjtë e FRPD protestë para Bashkisë Durrës, shkallmojnë derën dhe e rrethojnë si skenë krimi

      Dhjetëra të rinj të Forumit Rinor të Partisë Demokratike kanë protestuar pasidten e sotme para Bashkisë Durrës. Ata kanë protestuar pak orë pas publikimit të përgjimeve të reja nga Bild, ku ishin përfshirë disa zyrtarë të PS në Durrës e Shijak.

      Të rinjtë qëlluam derën e Bashkisë dhe e rrethuan me shirita skene krimi. Gjithashtu ata goditën me vezë Bashkinë në shenjë revolte ndaj kapjes së Bashkisë nga krimi.

      Të rinjtë demokratë kërkuan largimin e kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Vangjush Dako duke kërkuar burg për këtë të fundit.

    • 20:00

      Vasili publikon videon: Shihni me sytë tuaj kur Rama mbronte Dakon

      Ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili ka publikuar në video ku Edi Rama flet për përgjimet e Durrësit dhe mbron Vangjush Dakon.

      Vasili shprehet se deklarata e Ramës është bërë në 12 maj, ku ky i fundit është përbetuar se Dako nuk kishte asnjë bisedë me Avdylajt.

      “Shiheni me syte tuaj kur ne 12 maj 2019 Edi Rama mbronte Dakon ne konference shtypi dhe genjente sheshit.(VIDEO). Shiheni Videon ku Edi Rama perbetohet paturpesisht se s’ka asnje bisede te Dakos me kriminelet, vecse thjesht permendet nga kriminelet ne bisedat e tyre. Krahasojeni genjeshtren e paturp te Rames,me pergjimet e bera publike nga BILD-i gjerman, ku del e qarte,si drita e diellit, se Dako ka folur sa eshte shqepur me kriminelet”, shkruan Vasili në FB.

    • 19:21

      Nishani kërkon dorëheqjen e Ramës dhe Markut: Të ngrihet një Task Forcë me prokurorë ndërkombëtar

      Edi Rama, Arta Marku, Vangjush Dako dhe Bujar Nishani

      Pas përgjimeve të publikuara nga BILD dhe që ‘tronditën’ politikën në Shqipëri, ka reaguar edhe ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani.

      Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Nishani shprehet se shkrimi i sotëm në BILD është denoncimi më i madh publik, provat dhe faktet e një platforme, modelit dhe rrjetit mafioz në marrjen e pushtetit dhe me të të kapë dhe dominojë një shtet të tërë.

      Më tej ai kërkon jo vetëm dorëheqjen e Kryeministrin por edhe largimin e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku, ndërsa shprehet se duhet të ngrihet një Task Forcë hetimore me prokurorë ndërkombëtar.

      Postimi i plotë i Bujar Nishanit:

      Publikimi i përgjimeve nga gazeta Bild nuk është thjesht denoncimi se si disa gangstere blejnë ca vota për pushtetin apo që kërcënojnë e shantazhojnë votuesit e opozitës. Jo !

      Sot kemi denoncimin më të madh publik, provat dhe faktet e një platforme, modelit dhe rrjetit mafioz në marrjen e pushtetit dhe me të të kapë dhe dominojë një shtet të tërë.

      Përgjimet e Bild janë veçse një pjesëz e batakut të madh e të qelbur të të ashtuquajturave zgjedhje të 2017 !

      Klani kriminal i Shijakut është veçse maja e ajsbergut të mafies shqiptare të krijuar që prej 2013-s, rritur e forcuar në kulminacionin e saj më 2017 dhe sot në 2019 ka shtrirë metastazat e saja në çdo pjesë të shtetit tonë, duke helmuar çdo pjese të të gjitha pushteteve.

      “Para-forcë-pushtet-para”, është gardhi rrethues i vathës ku janë mbledhur grabitës të lirisë dhe të drejtave më fondamentale të shqiptarëve, mashtrues e spekullantë, avoketër e maska të vetë mafias shqiptare.

      Manipulatorët e zgjedhjeve, zhvatësit e pasurisë, pushtuesit e institucioneve, deformuesit e medias, asgjesuesit e drejtësisë.
      Të gjithë këta bashkë si zhbërës të Shqipërisë dhe persekutorë të shqiptarëve tashmë në kohërat moderrne.

      Këta, që deri dje i quanin shqiptarët çdo ditë si “dele”, sot dolën cullak të jenë këta vetë dele të vathës së mafies shqiptare.

      Përgjimi i mafiozëve të Shijakut tregoi alternativën, programin, premtimet, angazhimet elektorale të “rilindjes”, tregoi vizionin e modelin e saj qeverisës.

      Tregoi zgjedhjet vetë !
      Përgjimi mafiozëve të Shijakut tregoi në të vërtetë standardin e reformës në administratën publike.
      Përgjimi i mafizove të Shijakut në 2017, tregoi ku jemi sot në 2019 dhe se kush kërkon të na qeverisë, drejtojë, edukojë, kulturojë, prosperojë, perfaqësojë neve edhe më tej.

      Partia Socialiste është një parti e madhe pa dyshim.

      Ka potencialet e saja të përfaqësimit dhe vlerave për aq sa ka.
      Ajo nuk duhet ngarkuar dhe profilizuar me atë çka është sot identiteti i plotë i “rilindjes”.
      Por ata sot duhet të ndihen jo vetëm të mashtruar e të keqpërdorur por duhet të marrin përsipër edhe përgjegjësitë përkatëse për dëmin e shkaktuar nga vatha e “rilindjes” dhe delet e mafiozëve që kanë dominuar shtetin në emër të tyre.

      Situata sot në Shqipëri është emergjencë !

      Asnjë hetim normal, i pavarur dhe i plotë nuk mund të bëhet pa u larguar kjo qeveri dhe kreu i saj nga pushteti absolut që ka vendosur mbi të gjitha institucionet e vendit e specifikisht mbi prokurorinë e kapur egërsisht prej tyre.

      Sot emergjente është dorëheqja e menjëherëshme e kësaj qeverie dhe kryeministrit aktual.
      Emërimi i një Prokurori të ri të Përgjithshëm dhe të një Task-Force hetimore prokurorësh ndërkombëtarë me konsensusin e opozitës.

      Hapja e hetimeve kombëtare antimafia për krimet elektorale në zgjedhjet e 2017 dhe atyre të parakohëshmet në bashkitë e Korçës dhe Peshkopisë.

      Asnjë reformë e thellë kushtetuese dhe ligjore për ndërtimin e institucioneve të forta e të pavarura, apo zgjedhje të lira e të ndershme nuk do të mund të bëhet në këtë vend pa patur një hetim të plotë dhe përballje me ligjin të mafies së instaluar në pushtet.

      Kush mendon se kjo do të kalojë pa penalizim ligjor apo do të lihet në harresë konsensuale, gabon rëndë.
      Qeveria e ardhëshme do të duhet që në vendimin e saj Numër 1, ti shpallë luftë mafies! Luftë në kuptimin e plotë dhe gjithë dimensional të fjalës dhe aktit.

      Kjo luftë do të shpëtonte dhe vetë delet nga vatha e mafias.

      Ato mund të shpërndahen edhe nëpër pyll por të paktën do të dalin prej asaj vathe.

    • 19:21

      Bomba e “Bild”, PD Durrës: Tashmë krimi është brenda shtetit dhe po e përdor

      Ferdinand Xhaferri dhe Vangjush Dako

      Kreu i Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferaj ka reaguar pas publikimit të përgjimeve nga gazeta gjermane “Bild”. Në një reagim për mediat nga selia e PD në Durrës, Xhaferaj ka thënë se  sot është publikuar skandali i radhës i qeverisë Rama.

      Keto ngjarje tregojne shume qarte se si eshte rrenuar demokracia, se si shteti ka marre fytyren e krimit. Nuk mund te konceptohet qe kjo situate e rrenimit te demokracise dhe shtetit mund te kalohet me disa moskandidime”, shtohet në deklaratë.

      DEKLARATA E PLOTË

      Sot u publikua skandali i radhes i qeverise Rama. Tabloidi prestigjoz Bild vazhdoi me publikimin e fakteve te kapjes se shtetit nga krimi i organizuar. Përgjimet mund të jenë të reja, por historia e blerjes së votave të Dakos në Durrës është aq e vjetër sa edhe vete kariera e Dakos ne politike. Duket se fenomeni është zhvilluar gradualisht nga nje problematike e perdorimit te krimit per te blere vota drejt marrjes se funksioneve politike nga ana e krimit te organizuar. Pra, krimi organizuar cakton zyrtare te shtetit, cakton deputete dhe kryebashkiak te rilindjes.

      Përgjimet më të fundit tregojnë se nuk jemi në situatën e përdorimit të krimit nga Dako për punë votash, por tashmë krimi është brenda shtetit, ka kapur shtetin dhe po perdor shtetin. Kjo histori skandalesh pa fund mbart kryeskandalin e mosdorëheqjes  së Ramës, kur në Europë edhe per problem te  mospërmbushjes se premtimeve kreret e qeverive japin doreheqje. Keto ngjarje tregojne shume qarte se si eshte rrenuar demokracia, se si shteti ka marre fytyren e krimit. Nuk mund te konceptohet qe kjo situate e rrenimit te demokracise dhe shtetit mund te kalohet me disa moskandidime.

      Duke vendosur t’i beje publike pergjimet, perendimi ka vendosur jo vetem t’i vendose noten kesaj qeveria, por edhe qe noten ta beje publike. Per perendimin kjo eshte nje qeveri bandite. Në këto kushte po kuptohet nga të gjithë se e vetmja gjë që i ka mbetur në dorë shoqërisë është reagimi agresiv dhe ky reagim po ndjehet nga ora ne ore nga dita në ditë.

    • 19:21

      “Faleminderit Bild”, Petro Koçi reagon për përgjimet: Gazeta bëri detyrën

      Petro Koçi dhe përgjimet

      Zv. Ministri i Mbrojtjes Petro Koçi ka reaguar në lidhje me përgjimet e publikuara nga Bild, dhe shkruan se gazeta ka bërë detyrën dhe i është falenderues.

      Koçi shkruan se këto përgjime ishin paralajmëruar me herët, nga politikanë që janë bobyguardë të drejtësisë së korruptuar dhe duan të rrëzojnë qeverinë e re.

      Permes kurthesh te ndertuara ne bashkepunim me krimin dhe shkelje te renda te ligjit nuk vjen kurre demokraci por diktature. Bild ka bere detyren. Beri mire edhe sepse publikoi dicka qe e paralajmeruan politikane qe jane bodigarde te drejtesise se korruptuar qe duan te rrezojne drejtesine e re. Por permbajtja e pergjimeve duhet ti beje politikanet te hapin syte mire me ke bashkepunojne, edhe pse nuk jane hetues. Faleminderit Bild!”, shkruan më tej Koçi.

    • 19:01

      Përgjimet e BILD, reagon sërish Berisha: Ja çfarë provojnë regjistrimet e publikuara

      Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar sërish lidhur me përgjimet e publikuara nga e përditshmja “BILD” rreth shit-blerjes së votave në zgjedhjet e 2017-ës. 

      Me anë të një postimi në rrketet sociale, Berisha shprehet se përgjimet fëshmojnë lidhjen e qeverisë me krimin e oranizuar. 

      Sipas Berishës, “Nga bisedat del e qarte si drita e diellit se jane vrasesit, trafikantet te cilet organozojne fushaten elektorale te PS, jane po ata qe urdherojne zyrtaret, drejtoret lokal dhe qendrore te saj, kryetaret e Bashkive etj. Jane keta vrases si Astrit Avdyli qe bejne listat e deputeteve dhe te kryetareve te qeverive vendore, qe kercenojne, shperndajne parate per blerjen e votes dhe bejne gjithçka siç shprehen per ti dhene kreut te tyre Edvin Kristaq Krimi rezultatin 10 me 0.”

      Postimi i plotë: 

      Çfarë provojnë regjistrimet e publikuara sot nga gazeta Bild!

      Miq, gjashte regjistrimet e publlkuara sot nga e famshmja gjermane Bild shenojne zbulimin me klamoroz dhe shokues te tre dekadave te fundit.

      Ato regjistrime qe se bashku shkojne rreth 11 minuta falsin me shume se 100000 faqe deshmi shokuese per lidhjet e tmerrshme te Edvin Kristaq Rames me krimin, sistemin e kakistokracise te instaluar prej tij ne Shqiperi.

      Keto regjstrime para se gjithash:

      1- Rrezojne perfundimisht zgjedhjet parlamentare te vitit 2017. Ato faktojne ne menyren me te pakundershtueshme se rezultatin e tyre nuk e percaktoi vullneti i lire i qytetareve por blerja e votes, diktati dhe terrori i vrasesve dhe trafikanteve boseve mafioz ndaj tyre. Pta mandatet e narkomazhorances qendrojne mbi krimin, drogen, terrorin dhe dhunen e bandave vrasese te mafies shqiptare.

      Nga bisedat del e qarte si drita e diellit se jane vrasesit, trafikantet te cilet organozojne fushaten elektorale te PS, jane po ata qe urdherojne zyrtaret, drejtoret lokal dhe qendrore te saj, kryetaret e Bashkive etj. Jane keta vrases si Astrit Avdyli qe bejne listat e deputeteve dhe te kryetareve te qeverive vendore, qe kercenojne, shperndajne parate per blerjen e votes dhe bejne gjithçka siç shprehen per ti dhene kreut te tyre Edvin Kristaq Krimi rezultatin 10 me 0.

      Regjistrimet e publikuara nga Bild gjithashu

      2- faktojne me dokumenta zyrtare te pa kundershtueshme se Partia Socialiste nga kreu ne baze eshte parti e krimit, eshte narkoparti ne te cilen vendimet me te rendsishme i marrin vrasesit, trafikantet dhe se,
      3- Shteti i ndertuar nga kjo parti eshte mirefilltas narkoshtet ne te cilin duke filluar nga drejtoret, qeveritaret vendor dhe qendrore gjer tek zyrtaret e tjere narkopolicia, narkoprokuroria narkogjykatesit dhe krye kreu i tij Edvin Kristaq Krimi bashkpunojne ngushte me vrases trafikante bos te mafies, te cilet bejne ligjin e tyre dhe njelloj si ne nje narkoshtet tipik vendosin per nomenklaturen e tij dhe marrin çdo vendim per gjthçka tjeter.

      Se fundi, keto regjistrime faktojne ne menyre te plote dhe perfundimtare kauzen e drejte te opozites dhe rendesine jetike te ngadhenjimit te saj me çdo kusht dhe çmim per te shpetuar te ardhmen tone dhe nxjerre ate nga honet e mafies dhe narkoshtetit ne rrugen qe shqiptaret meritojne! sb

    • 18:01

      Përgjimet e BILD, VETËVENDOSJE: Shteti është kapur, duhen ndryshime rrënjësore

      Lëvizja “VETËVENDOSJE!” Tiranë, ka reaguar pas publikimit të progresraportit të Komisionit Europian për Shqipërinë dhe përgjimet e bëra publike sot nga e përditshmja gjermane, BILD. 

      Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Bojken Abazi, drejtori ekzekutiv i lëvizjes “VETËVENDOSJE!”, shprehet se duke marrë parasysh situatën në të cilën ndodhet vendi, “Shqipëria duhet të ndërmarrë së brendshmi ndryshime rrënjësore, pavarësisht vendimeve të BE-së, si detyrim jetik ndaj qytetarëve dhe kombit shqiptar”.

      VETËVENDOSJE!, shprehet se “Shqipëria e ka shtetin e kapur, dhe me nivele të larta korrupsioni. Numri i kontratave koncensionare pa tenderim për punë publike është rritur tej mase, edhe sipas Raportit të Progresit, duke dëshmuar për një lidhje të fortë mes interesave private të biznesit të madh dhe qeveritarëve, në dëm të së mirës publike. Kjo kapje e shtetit, së fundmi po del në pah edhe përmes raportimeve të mediave ndërkombëtare, që kanë bërë publike mënyrën se si interesat private vendosin në lidhje me kandidatët për deputetë, dhe detyrojnë punëtorët e sektorit publik të votojnë sipas këtyre interesave për të ruajtur vendin e punës”.

      Reagimi i plotë: 

      Mbi Raportin e Progresit, përgjimet e bëra publike sot nga mediat në Gjermani, kapjen e shtetit dhe pabarazinë në Shqipëri:

      Për ndryshime rrënjësore nga brenda dhe kundër standardeve të dyfishta nga jashtë

      Rekomandimi i Komisionit Evropian, në prill të vitit 2018, për hapjen e negociatave dhe marrjen e statusit të kandidatit për Shqipërinë ishte një lajm i mirë për shqiptarët, ashtu siç ishte edhe rikonfirmimi i këtij rekomandimi në Raportin e fundit të Progresit. Shqiptarët presin progres nga brenda dhe hapjen e negociatave me BE-në, por këto procese mbeteten edhe më tej të rrezikuara për dy arsye madhore: (1) dështimet dhe problemet e mëdha sistemike në Republikën e Shqipërisë, dhe (2) standardet e dyfishta të BE-së.

      Shqipëria e ka shtetin e kapur, dhe me nivele të larta korrupsioni. Numri i kontratave koncensionare pa tenderim për punë publike është rritur tej mase, edhe sipas Raportit të Progresit, duke dëshmuar për një lidhje të fortë mes interesave private të biznesit të madh dhe qeveritarëve, në dëm të së mirës publike. Kjo kapje e shtetit, së fundmi po del në pah edhe përmes raportimeve të mediave ndërkombëtare, që kanë bërë publike mënyrën se si interesat private vendosin në lidhje me kandidatët për deputetë, dhe detyrojnë punëtorët e sektorit publik të votojnë sipas këtyre interesave për të ruajtur vendin e punës.

      Situata bëhet edhe më e rëndë kur merret parasysh paraliza që ka ndodhur në sistemin e drejtësisë. Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë kanë pezulluar veprimtarinë në mungesë të gjyqëtarëve. Numri i dosjeve të regjistruara në Gykatën e Lartë rezulton të jetë rreth 32.000, dhe vazhdon të shtohet dita-ditës. Ndërkohë, më shumë se 40 mijë raste mbeten të pashqyrtuara në të gjithë vendin, dhe në disa gjykata janë krijuar zbrazëtira për shkak se gjyqëtarët e larguar nuk janë zëvendësuar. Siç kemi parë edhe në Kosovë, nga dështimet dhe skandalet e EULEX-it, drejtësia nuk mund të importohet e nuk mund të vijë nga jashtë. Asistenca dhe bashkëpunimi me aleatët e shqiptarëve është përherë e mirëpritur, por jo me të drejta ekzekutive që zhbëjnë sovranitetin. Sado e vështirë që është, sado sakrifica të kërkojë vendosja e drejtësisë, shqiptarët nuk mund të heqin dorë prej saj. Kush beson se drejtësia do të vijë si dhuratë nga jashtë, gabon.

      Ndër shqetësimet më të mëdha për Shqipërinë janë varfëria, shkalla e ulët e punësimit dhe kushtet e rënda të punës. Por, Raporti i Progresit nuk jep asnjë të dhënë në lidhje me varfërinë dhe pabarazinë – që normalisht do duhej matur përmes koefiçientit GINI. Për pasojë, përmirësimi i treguesëve makroekonomikë për të cilët flitet në Raportin e Progresit, nuk tregon asgjë në lidhje me shkallën e lartë të pabarazisë tek mënyra se si akumulohen dhe (ri)shpërndahen të ardhurat, dhe se si kjo e shton varfërinë. Rritja e pabarazive sociale dhe ekonomike, e konfirmuar edhe nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, është padrejtësi. Për ata që janë të punësuar, Raporti tregon se numri i aksidenteve dhe i vdekjeve në vendin e punës është rritur, duke shkelur çdo të drejtë bazë të punëtorëve. Keto janë krime që mbeten të pandëshkuara. Varfëria dhe pabarazia që prodhon ky sistem janë ndër armiqtë kryesorë të progresit të shqiptarëve.

      Situata ka ndikuar tek përkeqësimi i të drejtave të grave. Sipas Raportit, strategjia dhe plani i veprimit për luftën kundër pabarazisë gjinore nuk është shoqëruar me alokimet e nevojshme buxhetore dhe me zbatimin e duhur të ligjeve. Përqëndrimi te përfaqësimi formal i grave në politikë – rritja e numrit të deputeteve dhe këshilltareve bashkiake – nuk ka sjell asnjë përmirësim për të drejtat dhe gjendjen socio-ekonomike të shumicës së grave në Shqipëri. Në vitin 2018, janë evidentuar gati 5000 raste të dhunës në familje. E njëjta situatë paraqitet edhe sa i përket mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve. Legjislacioni duket i përmirësuar, por buxheti mungon dhe zbatimi dështon. Në Raport shkruhet se në Shqipëri janë të punësuar 223 “punëtorë socialë” për të drejtat e fëmijëve. Kjo shifër përbën 52% të numrit të nevojshëm. Nga totali i të punësuarëve, vetëm 78 kanë përvojë dhe formim në punë sociale, edhe pse ky është detyrim ligjor, dhe vetëm 45 janë me kohë të plotë. Një shtet që nuk kujdeset për ata që kanë më së shumti nevojë për të, nuk mund të jetë shtet i së drejtës, e aq më pak shtet i mirëqenies sociale.

      Në lidhje me standardet e dyfishta të BE-së, duhet nënvizuar se Shqipëria ka ndjekur një politikë të jashtme dhe të sigurisë në përputhje me linjat e BE-së. Sakaq, në Raportet e Progresit del që Serbia në vazhdimësi NUK ka ndjekur linjat e këtyre politikave të BE-së. Serbia ka probleme të ngjashme me Shqipërinë në lidhje me kapjen e shtetit dhe korrupsionin, me shkelje edhe më flagrante sa i takon lirisë së medias. Ajo çka është më e papranueshme janë kërcënimet, politikat ekspansioniste dhe ofendimet e vazhdueshme të Beogradit zyrtar ndaj shqiptarëve dhe popujve të tjerë të rajonit në përgjithësi, dhe në veçanti mohimi i të drejtave bazë politike, ekonomike dhe kultutore të shqiptarëve që jetojnë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Megjithatë, mbi standarde të dyfishta dhe të rrezikshme për rajonin, BE-ja ka vendosur t’i japë Serbisë statusin e vendit kandidat prej vitit 2012. Urojmë që rezultatet e fundit të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, që kanë sjell dobësimin e partive kryesore, të shërbëjnë si moment reflektimi për përmirësimin e politikave të brendshme të BE-së dhe zgjerimin në Ballkan.

      Shqipëria duhet të ndërmarrë së brendshmi ndryshime rrënjësore, pavarësisht vendimeve të BE-së, si detyrim jetik ndaj qytetarëve dhe kombit shqiptar.

      Tiranë, 05 qershor 2019
      Lëvizja Vetëvendosje – Qendra në Shqipëri

    • 16:57

      PERLA NGA SHQIPËRIA/ Kur Astrit Avdyli bërtiste në gjykatë: Rroftë Dako dhe PS, aty i qaj hallet e mia…

      VOLVO 4 ne gjykate

      Më 13 nëntor 2018, kur në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda, po zhvillohet seanca në ngarkim të 24 personave të arrestuar si anëtarë të grupit “Advylaj”, koka e grupit të Shijakut, Astrit Avdyli, thërriti me gjithë fuqinë e trupit, “Rroftë Vangjush Dako, rroftë Partia Socialiste, i kam miq, aty qaj hallet’”.

      Asokohe e gjithë akuza e PD, lidhej me publikimin e vetëm 3 bisedave, ku Dako fliste me vëllain e Astritit, Altin Avdylin.

      Në njërën nga bisedat e përgjuara, Dako gjatë komunikimit me Altin Avdylin interesohet që të takohet me një person tjetër i quajtur Astrit, që është Astrit Avdyli.

      Sipas transkriptit të asaj bisede me Altin Avdylin, Vangjush Dako kërkon të takohet me vëllanë e tij, Astritin për ta falënderuar dy ditë pas zgjedhjeve të 2017.

      Por nuk mungoi as përgjigjia e Dakos. Kryebashkiaku babaxhan, që e mbyllte telefonin me deklarata zemre për Avdylin me frazën “Të du fort”, kur në gjykatë, Astrit Avdyli e tha hapur se ishte i lidhur me të, tha se situata ishte tragjikomike.

      Reagimi i Vangjush Dakos, 13 nëntor 2018.

      Sot ka dalë Luçi dhe përveç avazit të dosjes 399 paska folur i emocionuar nga deklarata e njërit nga Avdylajt në gjyq.. Për të qarë dhe për të qeshur edhe Avdyli edhe Luçi edhe Lul Peshku bashkë!”

      Asnjëherë s’e kam kuptuar dot si mund të ketë qenë pedagog një njeri kaq qesharak sa Luçiano Boci! Sot ka dalë Luçi dhe përveç avazit të dosjes 399 paska folur i emocionuar nga deklarata e njërit nga Avdylajt në gjyq.. Për të qarë dhe për të qeshur edhe Avdyli edhe Luçi edhe Lul Peshku bashkë!

      Njëri del ne gjyq dhe mirë që nuk kërkoi edhe krehër para pushkatimit të togës gjermane.. Tjetri del tek partia dhe kërkon llogari nga unë për një deklaratë qesharake që flet vetë më shumë se çdo koment për autorin! Ky Luçiano më mungonte në listën e gjyqit dhe do futet sot direkt, po ndërkohë po i çoj dhe një disk të Ribla Çorbes se ky është si tip këngëtari jugosllav nga ata të kabareve komuniste!

    • 16:49

      Përgjimet e BILD, Kryemadhi: I vunë vulën... Asnjë hap pas!

      Edi Rama dhe Vangjush Dako

      Pas përgjimeve të publikuara nga e përditshmja gjermane BILD, ka reaguar edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kryemadhi shrpehet se “faktet e bëra publike nga gazeta gjermane ‘Bild’, i vënë vulën tjetërsimit të votës nga krimi i organizuar për llogari të Rilindjes”.

      Ajo shprehet se duke parë situatën e krijuar, popullin nuk e ndal më asnjë gjë.

      Postimi i plotë: 

      Faktet e bëra publike nga gazeta gjermane ‘Bild’, i vënë vulën tjetërsimit të votës nga krimi i organizuar për llogari të Rilindjes

      Këto fakte janë vetën një pjesë e puzzle-it gjigand të bashkëpunimit të krimit të organizuar me zyrtarët e Rilindjes, të të gjitha niveleve.

      Unë kam denoncuar publikisht me fakte, që në tetor të 2017, lidhje të tjera të elementëve kriminalë direkt me Edi Ramën.

      Në fotografi mund të shikoni Edin të rrethuar nga “stafi” i tij elektoral në qarkun e Durrësit. Këto incizime nuk janë rastësi, as të vetmet prova për tjetërsimin e votës së shqiptarëve. Ato shtrihen kudo nga Jugu në Veri. Nga Shkodra në Dibër. Nga Elbasani në Lezhë. Nga Vlora në Berat. Nga Tirana në Fier. Kudo në të gjithë Shqipërinë.

      Për çdo shqiptar është më se e qartë:
      Krimi i organizuar është ulur këmbëkryq në kutitë e votimit, në Parlament, në karrigen e Kryeministrit, në qeveri.

      Zgjedhjet, Parlamenti, Kryeministri dhe Qeveria janë ilegjitime.

      Koha e këtij Kryeministri ka mbaruar! Dorëheqja është e vetmja rrugëdalje e tij.
      Popullin nuk e ndal dot askush të thotë sot fjalën e tij dhe t’i rikthejë legjitimitetin zgjedhjeve, parlamentit, qeverisë, që sot janë marrë peng nga bandat e Rilindjes.

      Asnjë hap pas!

    • 16:43

      Bindja Demokratike: Qeveria mbaj larg duart nga zgjedhjet, gara në Durrës jo e qetë

      Bindja Demokratike me anë të një dekalrate për mediat ka reaguar për përgjimet e publikuara nga media gjermane “Bild”, për dosjen 339/1. Në një reagim të shpërndarë nga vet koordinatori i kësaj partie, Astrit Patozi, shkruan se qeveria duhet të mbajë larg duart nga zgjedhjet.

      Ata shprehen se blerja e korrupsioni dhe deformimi i votës është ende aktiv, pasi në qendër të skandalit ështe vet Dako. “BINDJA DEMOKRATIKE paralajmëron qeverinë që të mbajë larg duart nga zgjedhjet e 30 Qershorit në qarkun e Durrësit dhe kudo tjetër në Shqipëri”, shtohet në reagim.

      Vangjush Dako gjatë fushatës elektorale

      REAGIMI I PLOTË

      QEVERIA TË MBAJË LARG DUART NGA ZGJEDHJET NË QARKUN E DURRËSIT

      Përgjimet e fundit të publikuara nga tabloidi gjerman “Bild” mbi fushatën e Partisë Socialiste në qarkun e Durrësit, ngrejnë para nesh shqetësimin se mekanizmi korruptiv dhe kriminal për deformimin e votës, i përdorur në zgjedhjet e shkuara, është ende aktiv. Sepse në qendër të skandalit është kryetari në detyrë i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ose hierarku më i lartë i Partisë Socialiste në gjithë qarkun. I cili, sipas të gjitha të dhënave tona, është edhe propozuesi i kandidaturave për kryetar bashkie në Durrës dhe në Shijak.

      Fakti që në vend të Dakos është caktuar një grua shumë e afërt me të, nuk e bën aspak më të qetë dhe më normale garën për Bashkinë e Durrësit.

      Ndërkohë, kandidati i Partisë Socialiste për Shijakun, Elton Arbana, është një ndër personazhet kryesore që kanë dalë në përgjimin e publikuar nga prestigjiozja gjermane, duke hedhur hije të forta dyshimi mbi fushatën që do të zhvillohet në këtë qytet.

      BINDJA DEMOKRATIKE paralajmëron qeverinë që të mbajë larg duart nga zgjedhjet e 30 Qershorit në qarkun e Durrësit dhe kudo tjetër në Shqipëri.

      Ajo njëkohësisht fton partnerët ndërkombëtarë dhe vëzhguesit e OSBE/ODIHR-it që të rrisin vigjilencën dhe ta trajtojnë këtë qark si një zonë me rrisk të lartë manipulimi, që fillon nga shitblerja e votës e përfundon me aktivizimin e segmenteve të kriminalizuara të shoqërisë për të deformuar vullnetin e zgjedhësve.

    • 16:38

      Gazetari gjerman: Qeveria do të më nxjerrë gënjeshtar, artikulli im i përmbysi

      Gazetari gjerman Peter Tiede ka reaguar sërish pasi publikoi përgjimet e të ashtuquajturës “Dosja 339/1”.

      Në një status në rrjetet sociale, Tiede shkruan se qeveria do përpiqet ta nxjerrë gënjeshtar, por që ai nuk ka ndërmend të flasë në lidhje me personat e përgjuar apo hetimet.

      Ai shkruan se Shqipëria është kthyer përmbys prej artikullit të tij që u publikua sot.

      “Shqipëria është kthyer përmbysur përsëri për shkak të një artikull që unë publikova. Qeveritarët po përpiqen të më nxjerrin gënjeshtar, por unë i jam  mirënjohës Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm në Tiranë, e cila, konfirmoi vërtetësinë e përmbajtjes së regjistrimeve të përgjimit, të cilat i publikova sot.

      Zyra në fjalë paralajmëron të bëhet kujdes në publikimin e përgjimeve (regjistrimeve audio), pasi bëhet fjalë për materiale nën hetim dhe të Prokurorisë,” shkruan Tieder.

    • 16:05

      Prokuroria: Hetim për nxjerrje të sekretit, u dëmtua çështja, 74 zyrtarë në Durrës e Lezhë të implikuar

      Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka lëshuar një deklaratë për mediat pak orë pasi media gjermane “BILD”, botoi 6 audio përgjime në lidhje me ndikimin e grupit të Avdylajve në Partinë Socialiste në Durrës, dhe fushatën elektorale të vitit 2017.

      Prokuroria njofton se ka nisur hetimi për nxjerrje të sekretit hetimor, kërkesë që më herët iu artikulua nga Ulsi Manja, kryetar i Komisionit të Ligjeve, që doli për llogari të PS në konferencë urgjente. Por në këtë linjë është dhe reagim i Arta Markut, e cila është shprehur një reagim për mediat se është shumë e indinjuar dhe do të nis hetimi për ata që kanë nxjerrë sekretin hetimor në media. Ajo shton se në Prokurori ka njerëz që punojnë për interesa të ngushta.

      Ndërkohë nga ana tjetër Prokuroria për Krime të Rënda gjithashtu njofton se hetimi është fazën paraprake, dhe se për këtë dosje janë nën hetim 74 persona, ku të përfshirë janë edhe funksionarë të lartë dhe të zgjedhur vendorë. Përveç Durrësit, njofton organi i akzuës, nën hetim janë përfaqësuesit vendorë edhe të Lezhës. Publikimi, thotë prokuroria ka dëmtuar ndjekjen penale, dhe zbardhjen e kësaj dosjeje.

    • 16:05

      Përgjimet e BILD, paralajmërimi i fortë i Nokës: Pushteti po jep shpirt, 8 qershori hyn në histori

      Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka folur në dalje nga gjykata ku u dhanë masat e sigurisë për protestuesit e arrestuar, ku dy prej tyre u lanë në burg, 3 në ‘Arrest shtëpie” dhe 37 të tjerë me “Detyrim paraqitje”.

      Ai e quajti këtë një gjyq politik, ndërsa u ndal edhe tek përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “BILD”.

      Noka paralajmëroi kryeministrin Edi Rama, duke thënë se pushteti i tij po jep shpirt, ndërsa shtoi se data 8 qershor do të hyjë në histori.

      Opozita dhe qytetarët vazhdojnë të jenë në përballje me bandën në pushtet. E gjitha inskenim me urdhër politik, janë 26 qytetar që më 16 shkurt që janë të burgosur, vetëm se kanë protestuar, ndërkohë dalin skandale ku janë të përfshirë kryebashkiakë e deputet e kryeministri, fashikuj që prokuroria nuk mund ti zbërthejë por i zbërthejnë mediat e huaja. Bisha e plagosur është duke dhënë shpirt, mjeranë të gjithë ata shërbëtorë të bandës në pushtet, se shpresojnë se mund ta mbajnë me dhunë policie revoltën qytetare. Më datë 8 do jepet leksioni se nuk mbahet një bandë në pushtet, 8 qershori do jetë data që do shkruaj histori, do shpërthejë vullkani”, u shpreh Noka.

       

    • 16:02

      Doda-Ramës: Të ra maska, do kesh kohë në burg për kursin e rrobaqepsisë

      Mesila Doda, sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, ka reaguar pas publikimit të përgjimeve nga gazeta gjermane Bild. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Doda shkruan se përgjimet vërtetuan faktin se kryeministri Edi Rama ka përdorur bandat kriminale për të ardhur në pushtet.

      Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, thekson më tej se më në fund ka dalë në dritë ajo ç’ka opozita e thotë prej kohësh.

      Në statusin e saj Doda bën edhe ironi me kryeministrin Rama teksa shkruan se në burg do të ketë kohë për të bërë kursin e rrobaqepsisë.

      “Pergjimet qe sot botoi gazeta Bild nxoren ne driten e diellit ate qe opozita ka kohe qe e thote. Rama ka fituar duke perdorur bandat kriminale te cilat kane vene nen kembe te gjithe shtetin e diktojne edhe listat e deputeteve socialiste. Pas kesaj nuk di ku do gjejne kurajon ata nderkombetare qe deri dje flisnin per parlament legjitimit e zgjedhje legjitime. Sot ka rene çdo maske e çdo leter a mbrojtje e kryeministrit do te konsiderohet mbrojtje me dhune e krimit.

      Sot Shqiperia ka nevoje per normalitet. Hapi rruge zgjedhjeve te reja e ik nga ai vend se e bere per turp karrigen kryeministrore si askush tjeter perpara teje. Do kujtohesh ne histori se si shkaterrove kete vend, e vodhe dhe e kriminalizove sa munde. Asgje nuk te shpeton me dot, as ambasadoret qe i ke miq e as ata te tjeret qe mundohesh ti perfshish ne bordero. Ke vetem nje rruge, shko bej kursin per rrobaqepsine se ne burg do kesh kohe boll, po asgje nuk do mundet te çbeje demet qe ti i bere ketij vendi…

      I hoqe voten e lire, e vodhe sa munde, i riktheve nen thundren e krimineleve… ti e zbraze nga njerzit e shpresat. Fundi jot do jete me i veshtire nese ende vazhdon te luash edhe viktimen edhe diktatorin…

      Ke shume pak kohe ende te mos mbetesh ne historine e ketij vendi si Neroni per Romen,”– shkruan Mesila Doda.

    • 15:49

      “Mafia po qeveris vendin”, gazetari gjerman flet pas publikimit të përgjimeve të “Bild”

      Pas publikimit të përgjimeve të gazetës gjermane Bild ka reaguar edhe gazetari Peter Tiede, i cili publikoi bisedat.  Ai ka theksuar se në Shqipëri mafia po qeveris vendin.

      Gazetari shprehet se Astrit Avdylaj të cilin e quaj baron të trafikut të kokainës është liruar pasi sipas tij të mëdhenjtë në Shqipëri duan të jenë të lirë.

      “Për shkak se disa policë dhe prokurorë nuk duan të dorëzohen, sepse duan të veprojnë kundër udhëheqjes së korruptuar policore, ne arritëm të sigurojmë materialin.”, shprehet ai. 

      Reagimi i plotë:

      Për shkak se qeveria në Shqipëri e mohon kaq ashpër se mafian ble votat: disa përgjime për t’u dëgjuar- të marrë nga policia. Deri më sot të pabërë publike.

      Baroni i drogës, që shfaqet në audiopërgjim u arrestua për trafik heroine- dhe u lirua sërish- pasi u depresionua në burg dhe mori një certifikatë siç i kërkohej. Të mëdhenjtë duan të jenë të lirë në Shqipëri- ata paguajnë mirë dhe sigurojnë vota. Pyetja e vetme është: A e manipulon mafia politikën apo ajo e qeveris vendin? Përshtypja ime: Ajo e qeveris vendin.

      Një hetues më ka thënë: Ne e humbën luftën, mafia e drogës e mori në dorë shtetin tonë.

      Për shkak se disa policë dhe prokurorë nuk duan të dorëzohen, sepse duan të veprojnë kundër udhëheqjes së korruptuar policore, ne arritëm të sigurojmë materialin.

      Falënderimet e mia për hetuesit e guximshëm dhe gazetarët inteligjentë në Shqipëri, të cilët nuk po heqin dorë.

    • 15:49

      Socialistët kërcënojnë prokurorët: Thashetheme, e politizuar. Gazetarët gërmojnë…

      Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve nuk mbetën pa u diskutuar as audiopërgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “BILD”.

      Gjatë mbledhjes ka folur edhe ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, gjithashtu një prej emrave të përmendur në artikull, si i larguar nga detyra për shkak të lidhjeve me drogën.

      Xhafaj tha se Prokuroria duhet të reagojë lidhur me akuzat që drejtohen nga vendet e tjera për të informuar publikun.

      Biseda:

      Xhafaj: Më shumë transparencë nga Prokruria në të gjitha nivelet. Të informojë publikun pasi e kemi theksuar në ligjin e ri. Është detyrim ndaj qytetarëve dhe imazhit të vendit. Mos të dalë vetëm policia por edhe prokuroria për këtë ngjarje.

      Braho: Dakort me rezolutën, por të bëjmë korrigjime themelore. Sekreti hetimor ka të bëjë në përfundimin me sukses ose jo të koordinimit të sekretit hetimor. Kemi prokuror të politizuar të cilët i përdorin informacione. Duhet manual i posaçëm për rregullat e komunikimit. Gazetarët nuk kanë faj, këtë punë kanë të gërrmojnë. Ka bashkëpunëtor hetimi që duhen ruajtur.

      Xhafaj: Kemi akuza nga vende të ndryshme për kriminalitetin shqiptar. Prokuroria duhet të reagojë, sepse nuk është vetëm çështje e qeverisë. Duhet më tepër transparencë. Ta informojë Prokuroria publikun, jo thashethemet e pazareve.

    • 15:49

      PS humbet qetësinë, Manja: Duhet hetim…por blerje votash nuk pashë

      Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, ka dalë në një konferencë për mediat, pas publikimit të 6 audio-përgjimeve nga gazeta gjermane “BILD”. Manja tha se ndihet i shqetësuar që doli sekreti hetimor, por në komentin që dha publikisht, Manja tha se në asnjë moment, në audio-përgjime nuk është folur për blerje votash.

      Pjesë nga fjala e Ulsi Manjës:

      Jam i shqetësuar për institucionet ligjzbatuese. Nuk më shqetëson fati i personave të përfshirë në atë dosje. Duhet të nisë një hetim për nxjerrjen e sekretit hetimor. Prokuroria nxorri sekretin hetimor në shkelje të ligjit, që është vepër penale, dhe e çoi tek selia e PD. Dosja 339 është përdorur nga PD. PD kthen në kauzë një dosje që është nën hetim. S’di nëse ka mbetur më material përgjimi që ka mbetur pa dalë nga dosja 339 sepse opinionit i serviren herë 3, herë 4 përgjime, por në asnjë nga materialet e përgjimit s’kam parë të flitet për blerje votash. Do të duhet ta çojë hetimin deri në fund.

    • 15:49

      “A do e arrestonit ju Dakon po të ishit prokuror?”, Manja i shmanget pyetjes me ‘elegancë’

      Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja në një konferencë urgjente nga kryesia e Kuvendit, i pyetur nga gazetarja Esiona Konomi, se çfarë do të bënte nëse do të ishte prokuror.

      Pyetja: A do e arrestonit ju sot Vangjush Dakon me këto prova?

      Manja: Sot jam politikan, jo prokuror. Dikur isha. Në drejtësi ka çështje të ndryshme dhe vendimmarrja bëhet në varësi të rastit. S’jam këtu t’i bëj gjyqin askujt. Dosja 339, 184, që janë sensitive, prokuroria duhet të dalë dhe t’ju jap përgjigjie qytetarëve.

    • 15:49

      Basha: Rama ka bërë pakt me krimin, ajo e mban në pushtet

      Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar lidhur me përgjimet e “Bild”, në të cilat përmendej edhe kryeministri Edi Rama.

      Me anë të një statusi në Facebook, Basha shkruan se përgjimet tregojnë se kryeministri Edi Rama ka ardhur në pushtet sepse ka bërë pakt me krimin.

      “Përgjimet e publikuara nga BILD janë tregues i historisë politike të Edi Ramës: ai ka ardhur në pushtet nga krimi dhe e mban pushtetin me krimin e për krimin. “-thotë Basha.

      Reagimi i plotë

      Përgjimet e publikuara nga gazeta prestigjioze BILD kanë tronditur sot shumë shqiptarë dhe shumë miq të huaj, të cilët kanë hequr çdo dyshim se për të mbajtur pushtetin e kalbëzuar nga korrupsioni, Edi Rama ka bërë pakt me krimin, ka blerë vota nëpërmjet bandave dhe trafikantëve ndërkombëtarë të drogës.

      6 përgjimet e publikuara nga media gjermane si pjesë e dosjes 339/1 janë radiografia e pushtetit mafioz dhe ilegjitim të Edi Ramës.

      Bisedat tregojnë fuqinë e krimit të organizuar:

      • Për të ndikuar në emërimin e deputetëve dhe të kryebashkiakëve të PS.
      • Për të blerë votat për llogari të Edi Ramës sipas objektivit të caktuar prej tij.
      • Për të urdhëruar administratën publike të identifikojë kundërshtarët politikë të Edi Ramës, që t’i kërëcënojë për votën e tyre.
      • Për të marrë favore shtetërore në kundërshtim me ligjin.
      • Për t’u informuar për axhendën politike brenda dhe jashtë vendit të kryeministrit.

      Përgjimet që mbahen peng nga prokuroria e kontrolluar prej Edi Ramës, janë konfirmim i pakundërshtueshëm se:

      • Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e vitit 2017 është produkt i krimit të organizuar.
      • Qeveria e Edi Ramës është ilegjitime.
      • Me Edi Ramën nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme.

      Përgjimet e publikuara nga BILD janë tregues i historisë politike të Edi Ramës: ai ka ardhur në pushtet nga krimi dhe e mban pushtetin me krimin e për krimin.

      Sot më shumë se kurrë, vendi ka nevojë për zgjidhje politike, e cila kalon përmes largimit të kryeministrit ilegjitim Edi Rama, krijimin e një qeverie tranzitore, që të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme.

       

    • 15:49

      Kryeministri Rama shkon në Floq, s’lejon gazetarët të afrohen (VD)

      Pas tërmeteve të njëpasnjëshme në qarkun e Korçës, kryeministri i vendit Edi Rama ka shkuar në fshatin Floq për të parë nga afër situatën.

      Por Rama teksa ka zbritur nga makina ka qenë shumë serioz, madje nuk ka lejuar as mediet të afrohen për ta pyetur në lidhje me përgjimet e “Bild” të cilat kanë trazuar politikën shqiptare.

      Siç shihet edhe në videon e mëposhtme Rama është filmuar shumë larg nga operatorët pasi nuk janë lejuar të afrohen.

    • 15:49

      Prokuroria e Krimeve të Rënda nis verifikimet për nxjerrje të sekretit hetimor

      Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur menjëherë verifikimet pas audio-përgjimeve të publikuara nga gazeta gjermane “BILD”, në lidhje me ndikimin në zgjedhjet e 2017-ës nga Astrit Avdyli.

      Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Krimet e Rënda kanë nisur verifikimet për nxjerrje të sekretit hetimor.

      Pas publikimit të audiopërgjimeve, Krimet e Rënda kanë lëshuar edhe një deklaratë për mediat.

      Reagimi:

      Prokuroria e Rrethit Gjyqesor , Tirane ka nisur hetimet ne lidhje me te dhenat e publikuara mediatikisht, per ceshtje te hetuar nga Prokuroria prane Gjykates se Shkalles se Pare per Krime te Renda. Hetimet e filluara kryesisht synojne te nxjerrin ne pah, arsyet e publikimit ne menyre te paligjshme te ketyre pergjimeve qe i perkasin ceshtjes nr 339. Prokuroria do ndjeke me vemendje rastin duke kryer veprime konkrete per zbardhjen e ceshtjes.

    • 15:49

      Deputeti Ilir Ndraxhi: Ia hap telefonin qytetarëve, Astrit Avdylajn se njoh

      Ilir Ndraxhi , deputet

      Ilir Ndraxhi, deputet i Partisë Socialiste në Qarkun e Durrësit, i cili përmendet në përgjimet e kreut të grupit kriminal të Shijakut Astrit Avdylajt, të publikuara sot nga BILD, mohon që të ketë njohje me Avdylajn.

      Në përgjimet e siguruara nga gazetari gjerman, Peter Tiede dhe të publikuara ditën e sotme, Astrit Avdylaj bisedon me Arjan Ndraxhin, vëllanë e deputetit socialit, Ilir Ndraxhi. Temë e bisedës është pikërisht ky i fundit. Avdylaj insiston se do bëjë gjithçka të mundur që Ndraxhi të jetë pjesë e listës së kandidatëv të PS.

      Ai thotë se ka bashkëpunuar fort me kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako. Mirëpo, në një reagim për mediat, Ilir Ndraxhi thotë se nuk ka njohje personale me Astrit Avdylajn. I pyetur për raportin e vëllait të tij me kreun e grupit kriminal të Shijakut, ligjvënësi socialist thotë se nuk ka dijeni. “Nuk kam dijeni për përgjimet e publikuara. Jam i detyruar t’u hap telefonin qytetarëve. Astrit Avdylajn nuk e njoh”, thotë deputeti i PS, Ilir Ndraxhi. Marrë nga MAPO

    • 15:49

      Përgjimi me Astrit Avdylin, flet kandidati i PS: Jam i dashuruar me Shijakun, s’kam akses në shtet

      Kandidati i Partisë Socialiste në Shijak, Elton Arbana, ka reaguar pas publikimit të audiopërgjimit mes tij dhe Astrit Avdylajt.

      Elton Arbana, kandidat i PS në Shijak

      Elton Arbana, është personi që ka komunikuar me Astrit Avdylin lidhur me heqjen e një gjobe që i është vënë këtij të fundit në fermën e tij. Ai e telefonoi Arbanën për të ndikuar tek drejtori përkatës, por ky i fundit ka mohuar implikimin e tij.

      “Sapo e ndoqa materialin në media. Kam komunikim me shumë qytetarë, por kryetari i Partisë nuk ka akses në asnjë institucion. Ky është komenti im. Nëse është e vërtetë unë jap dorëheqjen. S’ka lidhje kandidimi im me atë. Jam i dashuruar pas Shijakut ndaj më vendosën mua.”-tha ai në një lidhje telefonike për Report Tv.

    • 15:49

      Ekskluzive/ Kryebashkiaku i Shijakut flet për Dosja.al: Doja të kandidoja përsëri, por…

      Ardian Kokomani

      Kryetari i Bashkisë së Shijakut Ardian Kokomani, i pyetur nga Dosja.al për audiopërgjimin e zbardhur me Astrit Avdulajn deklaroi se nuk ka asnjë implikim.

      “Si kryetar i Bashkisë së Shijakut, kam folur dhe flas me të gjithë qytetarët, por, si mund ta kuptoni edhe nga telefonata, nuk kam patur asnjë përfshirje me ta. Ata më kërkojnë takim me Kryetarin e PS për Qarkun Durrës, pikërisht sepse nuk e kanë patur këtë akses direkt tek unë. Në detyrën time, askush nuk ka përfituar në emër të këtyre lidhjeve dhe për këtë jam i sigurtë”, deklaroi Komani.

      I pyetur a ka ndikuar këto ngjarje në moskandidimin e tij, kryetari aktual i Bashkisë, tha se nuk mund të komentojë përgjime dhe nuk mund të dalë në konkluzione në bazë të disa telefonatave.

      “Këto janë përgjime të paçertifikuara nga Prokuroria, pro edhe sikur të ishin të tilla, nuk mund të dal në konkluzione në bazë të disa telefonatave”, tha ai, ndërsa shtoi se marrëdhënia e tij me Partinë Socialistë është e hershme dhe kjo e shtynte të aspironte për një mandate të dytë.

      “Jo vetëm marrëdhënia ime me PS, por edhe marrëdhënia me qytetarët e Shijakut, dëshira për t’i vazhduar projektet e pambaruara për shkak të kohës së pamjaftueshme, më shtynë të kërkoja një mandate të dytë, por nuk jam unë që i marr këto vendime”, tha Kokomani.

      Gjithashtu Kokomani mohoi me 99.9 % të kishte qënë në ndonjë takim Astrit Avdylin.

      “Unë s’kam asnjë lidhje me asgjë që përflitet. Me 99.9 % nuk kam qenë në atë takim që përflitet. Unë me personin në fjalë nuk jam marrë në fushatën lokale, unë fushatën e kam bërë vetëm me zotin Ilir Ndraxhi. Nuk kam qenë as drejtues qarku, asgjë. Unë nuk kam qenë as faktor në vendosjen dhe në heqjen e emrave. Jam habitur sot kur kam dëgjuar përgjimet. Mesa kuptoj se zoti Avdyli kërkon me ngulm që unë të jem në takim, po unë nuk kam qenë në atë takim. Nëse unë kam lidhje fushatash elektorale me këta njerëz, unë do të jepja menjëherë dorëheqjen. Ju duhet të kuptoni mjaft mirë se pse ky kryebashkiak nuk rikandidohet. Përsenë se pse nuk jam rikandiduar unë duhet ta gjeni ju”, tha kryebashkiaku Ardian Kokomani.

    • 14:46

      BILD i plasi bombën me përgjime, reagon për herë të parë kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako

       

      Pas publikimit të përgjimeve të BILD, për Dosja.al ka reaguar edhe kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako. I pyetur nëse audiopërgjimet e publikuara nga prestigjozia gjermane ishin të vëreteta, Dako tha se nuk kishte asnjë koment.

      ‘Nuk kam asnjë koment,’- tha Dako.

    • 14:22

      Përgjimet e “Bild”/ Reagon Salianji: Çdo deputet i Ramës është vendosur nga kriminelët

      Për përgjimet e “Bild” ka reaguar ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji, i cili është shprehur se pushtetit të Ramës i ka ardhur fundi.

      Çdo deputet që nuk njihet apo anonim është vendosur nga kriminelët. Është e qartë për cilindo se pushtetit të fëlliqur të Edi Ramës i ka ardhur fundi.

      Gjykata dhe Prokuroria fatkeqësisht përdoren nga pushteti, duke dënuar eksponentë opozitarë, që bëjnë denoncime për korruptimin të kësaj qeverie.  Shqiptarët do të reagojnë për këto skandale.

      Është e qartë që Rama nuk largohet nga pushteti se është kolaterial i trafikantëve. Pushteti i Ramës është i mafias, dhe sic ka dalë edhe nga përgjimet dhe denoncimet qe ne kemi  bërë, çdo deputet, no face, no name, no number, qe nuk njihet dhe ska asnjë kontribut, është vendosur si garanci për te siguruar vota”, tha Salianji.

    • 14:13

      Përgjimet e Bild/ Ultimatumi i Vasilit: Qeveria të largohet brenda 24 orëve

      Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili gjatë një deklaratë për mediet, ka reaguar lidhur më përgjimet e bërë publike sot nga media gjermane ‘Bild’, ku në to përmenden kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako dhe pjestarë të Avdylajve.

      Gjatë fjalës së tij, Vasili ka dhenë ultimatumin që kryeministri Rama të japë dorëheqjen dhe për këtë i ka bërë thirrje popullit të veprojë.

      Shqiptarët panë se si kriminelët puthen me njëri tjetrin. Kur troket në dyert e Rilindjes si në të kriminelëve. Rilindja i ka shitur shtetin kriminelëve. Sot është dita për tu ndarë një herë e përgjithmonë nga ky pushtet. Që nga ky çast nuk duhet të qëndrojë më as më shumë se 24 orë në ato zyra. Në rast se këta nuk largohen është legjitime që populli të ndajë qëllimet e tij me të gjitha mjetet e mundshme dhe për të vendosur pushtetin e tij në këtë vend. Koha ka mbaruar. Çdo sekondë është krim dhe është atentat ndaj qytetarëve. E vërteta erdhi nga mediat e huaja. Për të parë se si është shembur për dhe pushteti i votës së lirë. Ora e të vërtetës ka mbërritur. Duhet të braktisin zyrat., Ora e hakmarrjet popullore ka ardhur. ” ka deklaruar Vasili.

    • 14:13

      Përgjimet e Avdylajve me Vangjush Dakon, reagon Berisha: Rama u shpartallua nga media gjermane

      Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar përgjimet e publikuara nga media gjermane “Bild” për  kreun e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakon dhe për zyrtarë të tjerë të PS-së. Berisha shprehet se media gjermane ka shpartalluar Ramën dhe narkoshtetin e tij.

      Reagimi:

      PERGJIMI I PARE! Gazeta gjermane Bild, me e madhja ne Europe shpartallon Ramen dhe narkoshtetin e tij. Ajo publikon per here te pare pergjimet te cilat faktojne se bosi i mafies dhe vrasesi Astrit Avdyli cakton deputetet dhe fitoren e tyre. sb

       

    Një Koment në “Tërmet në politikën shqiptare, gazeta gjermane “BILD” hap dosjen ‘339|1’

    1. Mu drodh dhe mua qe sjam politikan e jo me ketyre te fundit.Idiote kar-zetare

    Shto Koment