Politike

Përgjimet e BILD bëjnë nostalgjik Petro Koçin: Nga Nano ik, Majko ik…

Koçi më pas ka sjellë të tjerë shembuj, sesi Berisha ka frymëzuar të tjera aksione si Majko ik, Meta Ik dhe së fundmi Rama ik.
Featured image of article: Përgjimet e BILD bëjnë nostalgjik Petro Koçin: Nga Nano ik, Majko ik… Petro Koci, zv.minister i Mbrojtjes

TIRANE– Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka komentuar përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane BILD, për të cilat thotë se janë njësoj  me aksionin që Berisha ka bërë për Nanon në vitet 97-98.

Koçi më pas ka sjellë të tjerë shembuj, sesi Berisha ka frymëzuar të tjera aksione si Majko ik, Meta Ik dhe së fundmi Rama ik.

Reagimi i Koçit:

E njejta histori me Sali Berishen.
Kur ishte Nano kryeminisiter ne 97 – 98 en beri revolucionin Nano ik! Ne 14 Shtator beri tentativen per grusht shteti. Lexoni gazeten RD te datave 9, 10,11 ,12 shtator 1998, para vrasjes se Azem Hajdarit per te kuptuar qe skishte lidhje me atentatin , por me programin e PD.
Ne 98-99 erdhi Majko. Prape revolucion me demostrata te pernatshme me Sloganin” Qeveri komuniste, qeveri hajdute, qeveri tradhetare!” Edhe pse ne Shqiperi u strehuan mbi 500.00 vellezer e motra nga Kosova.
Me vete bashkepunetorin e tanishem Meta, e njejta histori: Meta ik! Bile me pas kur ky ishte kryetar Kuvendi iu versulen me dhune ne parlament!
Edhe tani Saliu po frymezon te njejtin revolucion kunder Kryeministrit te partise kundershtare! Te jeni te bindur qe nuk e ka me Ramen! As me pergjimet!
E ka me zakonin dhe me hallet e prapanices se tij!
Kjo situate nuk ka lidhje me 97 en!
Eshte fotokopje e 14 shatorit 98!

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Reagimi i Koçit lidhet me publikimin nga gazeta gjermane “Bild” të 10 audio- përgjimeve të reja për dosjen 184. Në këto përgjime dëgjohen zërat e disa funksionarëve të lartë të PS, që flasin me njëri-tjetrin pas votimeve dhe shprehen të kënaqur për rezultatin e votimeve.

Po ashtu në këto përgjime ka marrë pjesë dhe drejtori i Policisë së Dibrës që flet me ish-minsitrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

(F.g/dosja.al)

Një Koment në “Përgjimet e BILD bëjnë nostalgjik Petro Koçin: Nga Nano ik, Majko ik…

  1. A gaboi Enveri yné?!

    Salo Shpellarit, sojnikeve dhe sojnikéve té tij;
    Enveri dhe PPSH-sé,
    Iu dhané dyzina,-shkollé.

    -Ah! Kryekopukét e Kryekopuket,
    Kryehajdutét e Kryehajdutet!!!…

    O véllezér e motra!?
    Né kapitalizmin e egér:

    Nuk béhen dot,
    Njeréz té denjé,
    Té drejté,-as mendjehollé!
    20 Qershor, 2019

Shto Koment