Akuzohet për shpërdorim detyre dhe tjetërsim prone, GJKKO lë në burg ish-kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI) 25 Mars, 17:45 Godit...
"Nuk ka lidhje me zjarrin te urgjenca/ Flet për mediat Ministrja e Shëndetësisë Koçiu pas largimit të Ficos: Nj&...
TIRANË– Kreu i grupit parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla ka shfaqur rezervat e tij në lidhje me 16 audio-përgjimet e publikuara nga media gjermane.
I ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve të Neës24, Balla tregoi se edhe ai ka folur në telefon me ‘protagonistin’ e përgjimeve, Arben Keshin.
Më tej kreu i grupit parlamentar të PS-së u shpreh se fakti që telefonata e tij me Keshin nuk është zbardhur, tregon që përgjimet janë publikuar në copa-copa dhe kjo lë për të dyshuar.
“Gazeta Bild nuk është një gazetë politike. Këtë çështje do ta ndjekim edhe në drejtësinë gjermane. Përkthimet janë pa lidhje. Ajo që po iu them është se: nuk janë aspak të vërteta konkluzionet e nxjerra. Ky është një skenar shantazhi, ku është i përfshirë vetë Basha dhe familjarët e tij.
Këto janë copëza të nxjerra jashtë kontekstit. Unë kam qenë në Dibër. PD kishte dislokuar të gjithë grupin parlamentar, të gjithë armatën e saj. Ne kemi qenë në Dibër për të monitoruar procesin. Një nga personazhet e përgjuar në këtë rast, Keshi më ka marrë në tel dhe më njofton se Flamur Noka së bashku me disa persona, e kanë goditur dhe e kanë kanosur në armë. Kjo s’ka dalë, është në përgjim. Fakti që kjo zbardhet copa-copa. PD këto përgjime i ka pasur në dorë. Asokohe PD ka qenë në parlament për të kontestuar rezultatin,”– tha Balla ndër të tjera.
Në ditë më parë gazeta gjermane “BILD” publikoi përgjimet e radhës në lidhje me shit-blerjen e votave nga Partia Socialiste në Dibër. Këto përgjime kanë lidhje me të ashtuquajturën “Dosja 184”, e përfolur nga opozita si dosja voluminoze që provon krimin zgjedhor në Dibër. Më titullin “Shiritat e dëgjimit dëshmojnë: Qeveria manipuloi zgjedhjet”, Tiede publikoi audio-përgjimet ku flet edhe vetë kryeministri Edi Rama. Për këto përgjime Rama u shpreh se do të hedhë në gjyq gazetarin. Ai theksoi se përgjimet janë përdorur nga PD për shantazh dhe janë nxjerr nga prokurori që është shërbëtor i Saliut.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca, ka reaguar në lidhje me progres raportin e Këshillit të Evropës, që bëri me dije se Shqipëria nuk do të ...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmin se shqipëria nuk do të hapë nëgociatat në qershor, por do të pritet tetori. Në një reagim në rrjetet so...
LONDËR– Kryeministri Edi Rama ka bërë edhe disa batuta teksa ndodhej në Londër për forumin mbi Ballkanin Perëndimor me temë: “Mundësia e investimit në një ...
BRUKSEL-Komisioneri i për Zgjerim në BE, Johannes Hahn ka deklaruar se Shqipëria ka mbetur pas në procesin e integrimit në BE, por është shprehur besim plotë se...
ELBASAN- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Aurel Bylykbashi ka dalë sot në deklaratë për shtyp nga selia blu në Elbasan, ku ka reaguar për arrestimin dhe lëni...
VAU I DEJËS- Pas Tropojës e Shkodrës, edhe kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Zef Hila i ka drejtuar një kërkesë KQZ-së, duke iu thënë se duhet të heqë materia...
LEZHË– Forcat policore kanë mbërritur në KZAZ-të nr.12 dhe 13 në Lezhë.Kjo gjë ka ardhur pas ultimatumit të bërë nga kryebashkiaku Fran Frrokaj për lirimin...
TIRANË- Tre zyrtarë të lartë të PD, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi dhe sekretari për Ç...
TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë në një deklaratë për mediat ka reaguar në lidhje me protestën që do të zhvillojë opozita të premten.Në n...
TIRANË– Gent Cakaj, ministri i Jashtëm në detyre ka dhënë një reagim pozitiv për Shqipërinë. Në një status në rrjetet sociale, Cakaj shkruan se Shqipëria k...