Politike

‘Përgjigjja e Blinken për lidhjen me Sorros’/ Berisha: E di un, Rama i vetëm nuk mund ta bënte kurrë

Sali Berisha komentoi përgjigjen e Sekratarit të Shtetit Antoni Blinken, kur u pyet nga kongresmeni amerikan mbi një komunikim të tijin apo të stafit të tij me Xhorxh Sorrosin.
Featured image of article: ‘Përgjigjja e Blinken për lidhjen me Sorros’/ Berisha: E di un, Rama i vetëm nuk mund ta bënte kurrë Sali Berisha

Në Çim Peka Live, ish-kryeministri Berisha komentoi përgjigjen e Sekratarit të Shtetit Antoni Blinken, kur u pyet nga kongresmeni amerikan mbi një komunikim të tijin apo të stafit të tij me Xhorxh Sorrosin.

Peka: A keni komunikuar me z. Sorros? Pyetja dhe përgjigjja ndaj sekretarit të Shtetit Blinken që është bërë lajm në mediat amerikane.

Berisha: Në lëtër kam theksuar lobingun, sepse nuk mundet kurrë një kryeministër të bëntë këtë vetëm. E di unë këtë, që Rama i vetëm nuk mund ta bëntë dot kurrë, për kundërshtarin politik, kurrë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Peka: A jeni munduar ju ta bëni këtë gjë për Ramën?

Berisha: Kurrë! As më ka shkuar ndonjëherë në mendje, por edhe nëse mund të shkojë, është një përpjekje Donkishoteske sepse nuk bëhët. Aty po, Sorrosi, është një njeri më influencë të jashtëzakoshme, duke filluar nga punonjës këtu dhe deri në të gjithë zinxhirin. Ka lidhje të pakufishme dhe fuqi financiare të pakufishme. Lotimi i tij është më i fuqishmi që mund të ekzistojë.

Marrë nga Syri

Shto Koment