LIVE UPDATES
Ekonomi

PËRGJIGJET që duam: Sa i madh është rreziku i infektimit me koronavirus në natyrë?

8 Mars 2021, 08:08 Nga DOSJA
PËRGJIGJET që duam: Sa i madh është rreziku i infektimit me

Mundësia e infektimit në natyrë nga virusi është dukshëm shumë më e ulët se sa në mjediset e mbyllura – qoftë nga varianti fillestar apo nga mutacionet e virusit. Aerosolet në ajër luajnë një rol vendimtar në përhapjen e koronavirusit. Sipas ekspertëve jashtë aerosolet shumë shpejt e humbasin rrezikshmërinë.

“Kjo ka të bëjë me faktin, se qarkullimi i ajrit jashtë është më i madh. Duke pasur rryma ere shumë shpejt ndodh efekti i hollimit”, shpjegon për DW, Nico Mutters, drejtor i Institutit të Higjenës dhe Shëndetit Publik në Klinikën e Universitetit të Bonit.

Edhe Birgit Wehner, studiuese e aerosoleve në Institutin Leibniz për Studimet e Troposferës, thotë, se piklat, që dalin nga procesi i frymëmarrjes, jashtë thahen dhe hollohen më shpejt. Në një deklarim të Shoqatës për Studimet e Aerosoleve, që është nënshkruar edhe nga Wehner, thuhet megjithatë, se në grupime të mëdha njerëzish me distanca të vogla as në natyrë nuk mund të përjashtohet rreziku i ngjitjes së virusit.

Pra edhe jashtë duhet të respektohen rregullat e distancës 1.50 deri në 2 metra. „Nëse nuk e ruani distancën dhe qendroni ballë për ballë me njeri tjetrin e flisni me zë të lartë, këndoni apo pështyni, atëherë mund të infektoheni përmes aerogeneve infektuese, thotë në intervistë për DW virologu Alexander Kekulé. Ai njihet në media për kriitkat e tij ndaj masave të qeverisë. Sipas tij me virusin duhet të komportohemi pa u kufizuar në mënyrën e jetesës.

Rregullorja e ruajtjes së distancës duhet të respektohet edhe për mutacionet e virusit. Kekulé thekson: “Mutantët nuk fluturojnë më tej, kjo është e rëndësishme të thuhet.

Ato janë pak më shumë ngjitëse, por kjo nuk bën dallim për masat kufizuese. Duhet që të evitohen edhe të puthurat e përqafimet. Gjatë lëvizjeve normale – si një kalim shkurt krah tjetrit jashtë – pothuajse nuk ka asnjë rrezik. Studimet konfirmojnë, se rreziku për t’u infektuar jashtë është minimal. Një studim nga Kina p.sh. provon, se nga 7324 infeksione të regjistruara vetëm një ka ndodhur jashtë. Edhe Instituti Robert Koch në Gjermani në faqen e internetit shkruan, se infeksionet jashtë në hapësira janë shumë të rralla.

A luan rol era në përhapjen e virusit?

“Sa më shumë erë të ketë, aq më shumë shtyhet reja e aerosoleve që nxjerr njeriu”, shpjegon fizikanti dhe studiuesi i aerosoleve Gerhard Scheuch. Nëse respektohet distanca nuk ka gjasë që të ketë efekt ngjitës të aerosoleve.

Në intervistë për DW Scheuch thotë, se „vetëm përmes ngrohtësisë së trupit në atmosferë krijohet një rrymë ajri, që normalisht shkon lart si në një oxhak.” Sepse temperatura e trupit në përgjithësi është 37 gradë pra më e lartë se temperatura e mjedisit. “Ajri i ngrohtë shkon lart dhe reja me aerosole ngjitet kësisoj lart.” Edhe një studim në Iran provon, që era nuk luan rol për transferimin e aerosoleve infektuese.

Ka dallim nëse është ftohtë apo ngrohtë jashtë?

Kjo pyetje nuk ka marrë ende përgjigje përfundimtare prej studiuesve. Studiues amerikanë kanë hulumtuar infeksionet në rajone të ftohta, të ngrohta dhe me lagështirë në Kinë dhe nuk kanë gjetur ndonjë korelacion mes kushteve klimatike dhe numrit të infeksioneve. Ndërsa një studim austriak konfirmon, se rrezatimi ultraviolet i shkatërron viruset. „Rrezatimi ultraviolet ka një efekt minimal në infeksionin nga njeriu tek njeriu”, theksojnë studiuesit, megjithatë infeksioni mund të ndodhë për pak minuta.

Edhe ekspertët e pyetur nga DW kanë mendime të ndryshme. Nico Mutters vëren, se nuk mund të thuhet në mënyrë përgjithësuese që në stinën e nxehtë rreziku është më i ulët se sa në stinën e ftohtë. “Vërtetë në verë ka një rrezatim më të lartë ultraviolet, por të njëjtat vlera përmes reflektimit mund të arrihen edhe në hapësirat e skijimit me borë. Po ashtu në mbarë botën ka infeksione pavarësisht nga klima e ngrohtë apo e ftohtë në rajone të ndryshme. Por virologu Alexander Kekulé thotë, se infeksionet edhe në vendet e ngrohta ndodhin në mjediset e mbyllura dhe jo jashtë në natyrë.

A ka kuptim mbajtja e maskës jashtë?

Jashtë është e arësyeshme të mbahet maska kur nuk mund të respektohet distanca mes njerëzve. Nëse njerëzit janë dendur në masë dhe nuk ka mundësi shmangieje duhet mbajtur maska. Edhe në mjedise shfaqjesh apo koncertesh, në stacionet e trenave e autobusëve apo gjatë qndrimit në radhë ekspertët rekomandojnë ruajtjen e distancës dhe mbajtjen e maskës.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale koronavirusi pandemia e koronavirusit koronavirusi pandemia e koronavirusit

Sondazh

Poll
Ekonomi 8 Mars 2021, 06:31

Maskat “ulin” me 20% shitjet për buzëkuq

Nga produktet e bukurisë, i vetmi që shënoi rënie në përdorim ishte buzëkuqi, për shkak të mbajtjes së detyrueshme të maskësPërkeqësimi i situatës epidemilogjik...

Ekonomi 7 Mars 2021, 07:37

Turizmi dhe shpresa tek vaksina

TIRANË- Viti 2021, edhe pse pritet të jetë më i mirë se ai që lamë pas, sërish do të jetë larg normalitetit, për shkak të pandemisë së COVID-19.Tur-operato...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni