Politike

“Përgjegjësi ulërinte si gomar”, Rama kërcënon live drejtorin: Do të gjejmë dhe do të sharkojmë (VD)

Gjatë takimit një prej qytetarë i është ankuar Kryeministrit në sy për një përgjegjës tek Sigurimet Shoqërore.

TIRANË- Kryeministri Edi Rama edhe sot si çdo të mërkurë, ka prezantuar edhe sot disa nga rastet që janë zgjidhur nga platforma e bashkëqeverisjes Shqipëriaqëduam.al

Gjatë takimit një prej qytetarë i është ankuar Kryeministrit në sy për një përgjegjës tek Sigurimet Shoqërore. Pasi e ka falënderuar për zgjidhjen që iu dha, Seit Spahiu, i ka treguar dhe atë që kishte parë në zyrat e shtetit.

Mos harroni se keni punë për të bërë, se burokraci ka në shumë zyra, ka shumë probleme. Me të burgosurit në shume zyra tallen. Unë jam njeri që jetoj vetëm për momentin, nuk kam të ardhura të tjera, biznes nuk bëj se s’kam takat, me bixhoz nuk merrem, me se të jetoj. Kam ardhur nga Vlora që në 5 të mëngjesit për këtë punë, ka shumë vende që lënë për të dëshiruar, ke njerëz të paaftë të Sigurimet Shoqërore, ka plotë video, që nëse do i shohësh do qeshësh. Përgjegjësi atje te Sigurimet, ulërinte si gomar, dhe përgjigje nuk të jepte asnjë njeri. Edhe në stallë të derrave do të kishte më rregull e më disiplinë”- tha ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Manjeherë ka ardhur një përgjigje e Edi Ramës, i cili u shpreh se këtë rast do ta hetojnë dhe do ta shkarkojnë drejtorin nëse janë të vërteta të gjitha akzuat.

Militant jam edhe unë, por nuk lë asnjë pa i dhënë përgjigje edhe në telefon, nuk e kam për detyrë, por e ndjej për detyrë.  Ana tjetër është ajo që kam thënë, duke pasur qytetarët aktivë për interesin e tyre se ju keni zhvilluar këtë beteje për interesin tuaj, për problemin tuaj, por na keni ndihmuar ne, sepse duke ndjekur rastin tuaj ne identifikojmë edhe ata që nuk do të jenë aty, ai përgjegjësi që thua, menjehere ne do te hetojme rastin dhe nese kjo vertetohet, ai nuk mund të jetë më në punë. Mesazhi që duhet të marrin të gjithë, platforma mund të të marrë më qafë, se ka akses direkt te qeveria dhe kryeministri, njësoj si ka një deputet apo person me influencë që shkon me lehtë në zyrat e shtetit”, ishte kjo deklarata e Ramës.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment