Bota

Përgjaket Turqia, katër të vdekur dhe 13 të plagosur pas sulmit terrorist (Video)

Të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. 
Featured image of article: Përgjaket Turqia, katër të vdekur dhe 13 të plagosur pas sulmit terrorist (Video) Foto nga vendngjarja

TURQI– Të paktën katër persona kanë mbetur të vdekur dhe 13 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi terrorist. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme pas një shpërthimi me eksploziv.

Mediat turke shkruajnë se shpërthimi i fuqishëm me eksploziv ka ndodhur në zonën Kulp të Dijarbakirit, duke vrarë 4 civilë dhe plagosur 13 të tjerë.

Mendohet se ky sul është bërë nga anëtarët e organizatës terroriste PKK.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(f.m/dosja.al)

 

Shto Koment