Aktualitet

Përgjaket nata e ‘Shna Ndoit’, 24-vjeçari vritet për një vend parkimi

Laç- Me një breshëri plumbash u vra mbrëmjen e djeshme në Laç pranë stadiumit të këtij qyteti 24-vjeçari Viktor Shkorreti.Viktima është me orgjinë nga Mirdita dhe prej vitesh jetonte në qytetin e Laçit. Policia ka identifikuar autorin, një 32-vjeçar me iniciale E.K nga Tirana.

Dosja.al  mëson se 24-vjeçari i ka kërkuar  32-vjeçarit të mos parkonte para stadiumit pasi bllokonte lagjen. “Mos e parko makinën, se këtu është vendi im”, kjo ka qenë edhe fjalia që viktima Viktor Shkorreti  i ka thënë 32-vjeçarit me iniciale E.K para se të niste sherri. Menjëherë pas një debati prej disa minutash, 32-vjeçari ka nxjerrë armën tip pistoletë dhe ka vrarë 24-vjeçarin.

Theksojmë se laçjanët në ditën e “Shna Ndoit” rrugicat e lagjeve i kthejnë në vende parkimi, ku duhet të paguash pasi ka një numër të madh vizitorësh. Mijëra besimtarë shkruan në kishën e Laçit një ditë më parë, për të falur mëkatet dhe plotësuar dëshirat e tyre.

Shto Koment