Bota

Përgjaket Kurban Bajrami! Palestinezët përplasen me policinë izraelite në vendin e shenjtë

Të paktën 37 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e hedhjes së granatave.
Featured image of article: Përgjaket Kurban Bajrami! Palestinezët përplasen me policinë izraelite në vendin e shenjtë Foto nga vendi i ngjarjes

PALESTINË– Palestinezët janë përplasur sot me policinë izraelite ndërkohë që si hebrenjët ashtu edhe muslimanët festojnë Kurban Bajramin. Gjithçka ndodhi pranë xhamisë Al-Aqsa që konsiderohet si vendi i tretë më i shenjtë për muslimanët, ndërkohë që këta të fundit kishin filluar lutjen.

Daily Sabah” shkruan se të paktën 37 persona kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e granatave të hedhura drejt njerëzve nga policia izraelite. 14 prej tyre janë dërguar në spital pasi janë në gjendje të rëndë për jetën.

Një ditë më parë, policia izraelite paralajmëroi për përplasjet që do ët ndodhnin ranë kësaj xhamie. Hebrenjtë i referohen xhamisë Al-Aqsa si Mali i Tempullit, vendi më i shenjtë për ta.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment