AktualitetRajoni

Përgjaket burgu! Katër shqiptarë të dënuar në Greqi përleshen me dhe rrahin me hunj druri bashkatdhetarin, 30-vjeçari pëson fraktura të rënda në fytyrë

Autorët e ngjarjes e kanë rrahur 30-vjeçarin me hunj druri dhe mjete metalike duke e lënë të plagosur rëndë. Aktualisht ai ndodhet në spital dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Featured image of article: Përgjaket burgu! Katër shqiptarë të dënuar në Greqi përleshen me dhe rrahin me hunj druri bashkatdhetarin, 30-vjeçari pëson fraktura të rënda në fytyrë Foto nga burgu

GREQI– Një 30-vjeçar shqiptar i dënuar për tentativë vrasjeje ka mbetur i plagosur rëndë dhe me fraktura në pjesën e fytyrës. Ngjarja ka ndodhur në burgun grek Domokou. I dënuari është përleshur me katër të dënuar të tjerë, gjithashtu shqiptarë, dhe ka mbetur i plagosur.

Autorët e ngjarjes e kanë rrahur 30-vjeçarin me hunj druri dhe mjete metalike duke e lënë të plagosur rëndë. Aktualisht ai ndodhet në spital dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes së ndodhur, ndërkohë që autoritetet greke kanë filluar hetimet. Paraprakisht raportohet se përplasja e përgjakur ka pasur si motivet konlifktet e dy palvëe, jashtë burgut.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment